Theksoni karakterin atletik të Polos tuaj.

Paketa R-Line "Pamja e Jashtme dhe e Brendshme”

Format e spikatura dhe dizajni dinamik me paketën opsionale R-Line "Pamja e Jashtme dhe e Brendshme" i përforconi karakteristikat e Polos tuaj. Grila e radiatorit dhe prurëset e ajrit me ngjyrë të zezë me sipërfaqe të ashpër, si dhe zgjerimi i pragjeve të zinj, i japin një pamje mbresëlënëse. Prurëset e ajrit dhe parakolpi me nënshkrimin C në dizajnin R-Line integrohet në mënyrë të përkryer në pamjen sportive. Gjithashtu befasues: Shiritat e dizajnit mbi panelet anësore dhe grila e radiatorit me logon R-Line. Në kontrast me to, difuzori sportiv me shiritat e kromuar dhe spoileri i pasmë me ngjyrë të zezë me shkëlqim janë plotësisht të pavarur. Dhe me disqet opsionale prej Alumini 16 inç "Sebring" dhe 17 inç "Bonneville" Poloja juaj bën një figurë të shkëlqyer.

Detajet dinamike dhe sportive ju tërheqin vëmendjen sapo hipni në makinë: nga pragjet e mrekullueshme prej alumini me logon R-Line, elementet e dekorit Deep Iron Metallic deri tek tapiceria e zezë e tavanit, ndriçimi i ambientit dhe sistemi i info-argëtimit me logon R-Line në pamjen e ndezjes. Sediljet e rehatshme e sportive para me logon R-Line dhe mbulesat prej pëlhure, Dessin Carbon Flag si dhe me panelin qendror të sediljeve prej mikrofibre San Remo forcojnë prekjen sportive të ambientit të brendshëm dhe i japin Polos tuaj një Coolness shtesë. Tegeli dekorativ gri kristal, jo vetëm në sedilje, por edhe në levën e marshave, timon dhe tapetat e dyshemesë është tepër tërheqës. Pedali i lëmuar prej inoksi është një huazim i qartë nga sporti i garave. Pajisjet R-Line përfshijnë gjithashtu një timon multifunksional prej lëkure me logon R-Line dhe opsionin e komandimit të marsheve, nëse zgjidhni ndërruesin e shpejtësive DSG.

 

.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin 

Mbyll
Menu
Mbylle menunë

Polo.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team