Sistemi Start-Stop ndalon automatikisht motorin kur automjeti është në ndalesë; ai aktivizohet vetëm kur kërkohet vërtet. Sapo e hiqni këmbën nga friksioni, motori ndalon. Nëse e shtypni friksionin, ai riaktivizohet. Këtu hyn në përdorim rikuperimi i energjisë së frenimit. Me këtë parim, energjia e çliruar gjatë frenimit ose mbingarkimit të motorit konvertohet në energji elektrike nga gjeneratori me anë të rekuperimit. Kjo energji ruhet në bateri. Sistemi Start-Stop dhe rikuperimi i energjisë së frenimit: Dy teknologji që ju kursejnë energji, karburant dhe para - dhe ju ndihmojnë të ecni përpara.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin