E përcaktoni ju orarin e hapjes. E mbyllur, e ngritur ose plotësisht e hapur: Tavani panoramik elektrik me rrëshqitje/me ngritje, që vjen si pajisje opsionale, ju lejon të shijoni rrezet e diellit dhe ajrin e freskët më shumë, sidomos në ditët e ngrohta. Dhe nëse rrezet e diellit bëhen shumë të forta, mbrohuni me xhamin e errësuar dhe perden rul të cilësisë së lartë, për t'ju siguruar një temperaturë të këndshme në ambientin e brendshëm të Polo. Tavani panoramik me rrëshqitje/me ngritje është tërheqës në çdo rast: Sipërfaqja tepër e madhe e xhamit shtrihet në të gjithë gjerësinë e tavanit. Falë gjerësisë më të madhe të hapjes, lejon futjen për më shumë ajër të freskët dhe siguron një klimë të këndshme brenda.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin