Qëndroni të sigurt, edhe me kushte të vështira rruge.

4MOTION Active Control.

Terreni mund të ndryshojë kënaqësinë tuaj të udhëtimit: Nëse zgjidhni një T-Roc me transmision 4MOTION, mund të aktivizoni regjimet e ecjes sipas kushteve të ndryshme të rrugës, falë 4MOTION Active Control. Mund të zgjidhni mes profileve Snow, Offroad dhe Offroad Individual. Ky sistem mund të komandohet lehtësisht nga një buton me funksion rrotullues/shtypës. Në regjimin shtesë Onroad-Modus, për shembull, zgjidhni regjimin ekonomik Eco-Modus ose regjimin dinamik Sport-Modus.

4MOTION Active Control bashkëpunon me sistemet e tjera ndihmëse, si sistemi ndihmës i nisjes në pjerrësi, sistemi ndihmës i zbritjes në pjerrësi, programi elektronik i stabilizimit dhe bllokuesi diferencial elektronik. Në varësi të profilit të zgjedhur ndryshojnë edhe karakteristikat e ecjes, të tilla si sistemi gradues i pedalit të gazit, ndërrimi i marshit, frenimi i motorit dhe sistemi ndihmës i nisjes. Rezultati: një përvojë e rehatshme në dëborë dhe në rrugë të pashtruara.

Mbyllur