Ja se si T-Roc-u ju ndihmon për të ndryshuar korsinë dhe për të parkuar.

Sensori "Blind Spot" me asistent parkimi.

 Nëse ju afrohet një makinë nga prapa dhe nuk është e dukshme në pasqyrën anësore dhe në pasqyrën e pasme, atëherë ajo ndodhet në vendin e quajtur të verbër. Përpara ndryshimit të korsisë, pasqyra anësore dhe sensori opsional "Blind Spot" ju ndihmojnë. Mund t'ju paralajmërojnë me shpejtësi  15 km/h1, duke aktivizuar një dritë LED në pasqyrat e jashtme të T-Roc-ut tuaj. Nëse përdorni ende sinjalin e kthesës, drita do të fillojë të ndizet më e fortë e më shpejt, dhe do t'ju paralajmërojë mbi vendin e verbër të automjetit tuaj. Në kombinim me opsionin standard "Lane Assist", "Blind Spot" mund t'ju paralajmërojë edhe me një ndërhyrje korrigjuese në timon përpara një ndryshimi korsie1.

Asistenti i parkimit ju ndihmon1 për trafikun e pasmë. Trafiku prapa automjetit monitorohet nga sensorët në prapakolp. Nëse një makinë tjetër, një çiklist apo një këmbësor ju afrohet, do të paralajmëroheni nëpërmjet një sinjali akustik dhe një grafik në sistemin infotainment. Nëse nuk reagoni në  kohë, sistemi mund të zbusë pasojat e mundshme të aksidentit në rast të një përplasjeje me anë të ndërhyrjes tek frenat ose në rastin optimal, me parandalimin e tyre. 

1. Brenda kufijve të sistemit.

Mbyllur