Mos udhëtoni pa internet.

Connectivity.

 Interneti në makinën tuaj Volkswagen quhet Car-Net. Pas saj qëndrojnë shërbime praktike dhe aplikacione të dobishme. Paketa e shërbimeve Car-Net "Guide & Inform"1 është në dispozicion sipas kërkesës suaj bashkë me sistemin infotainment "Discover Media". Me anë të lidhjes me internetin, mund të përdorni të dhëna, aktualiteti i të cilave është vështirë për t'u kaluar. Për shembull, nëse diku ka një bllokim trafiku, ju e mësoni atë online pothuajse në kohë reale. Veçanërisht e rehatshme: Rruga juaj do të përshtatet automatikisht sipas rrethanave. Bëni kërkimin me Car-Net dhe gjeni vende interesi, restorante tërheqës të shumtë. Edhe vende të tjera me interes për ju mund të gjenden shpejt. Një hotel, pikë karburanti apo kinema e hapur. Të dhënat nga interneti japin rezultate argëtuese e të dobishme.

Pajisja opsionale Car-Net App-Connect bën që telefoni juaj inteligjent të lidhet lehtësisht me sistemin opsional të radios "Composition Media" ose me sistemin e navigimit "Discover Media", i cili është në dispozicion sipas kërkesës. Në këtë mënyrë, aplikacionet e përzgjedhura mund të komandohen nga telefoni juaj celular duke përdorur ekranin me prekje. Por avantazhi nuk është vetëm tek përdorimi më i thjeshtë: Aplikacione të shumta mund të përpunojnë informacionin e dhënë nga automjeti për t'ju ofruar funksione të dobishme ose argëtuese shtesë. Volkswagen ofron tri ndërfaqe për lidhjen e celularit inteligjent me shumë opsione: MirrorLink®, Android Auto™ nga Google dhe Apple CarPlay™. Në adresën www.volkswagen.de/mobilephone, ju mund të kontrolloni se cila nga këto teknologji përkon me telefonin tuaj inteligjent. Ju lutemi, vini re gjithashtu se disa aplikacione nuk ofrohen për secilën nga tre teknologjitë dhe disponueshmëria e këtyre teknologjive mund të ndryshojë nga vendi në vend. 

Kur është kontrolli i radhës? Dhe sa karburant ka mbetur? Sidomos kur një automjet përdoret nga disa njerëz, është mirë të dini përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe atë e keni online. Në sajë të shërbimeve opsionale Car-Net "Security & Service"2, gjeni shumë të dhëna për automjetin tuaj në portalin Car-Net ose në aplikacionin Car-Net.  Si shumë e dobishme, teknologjia mund të provohet edhe kur jeni në timon: Nëse sistemi regjistron një aksident brenda kufijve të tij, fillon automatikisht kontakti me qendrën telefonike të emergjencave të Volkswagen. Sigurisht që mesazhin e urgjencës mund ta lëshoni në mënyrë manuale, duke shtypur butonin. Nëpërmjet kësaj, shërbimi telefonik në rast emergjence është i mundur, në varësi të situatës, për të njoftuar për ndihmë në terren.  

Mbyllur