T-Roc është kompakt në përmasat e jashtme, por pozicioni i ngrituri ulësve dhe hapësira e këndshme e këmbëve ju japin ndjesinë e të qenit në një makinë shumë më të madhe. Vëllimi i pjesës së bagazhit shkon deri në 445 litra. Nëse nuk mjafton, mund ta palosni mbështetësen e ulëseve të ndara në mënyrë asimetrike ose të kaloni sendet më të gjata poshtë ulëseve. Praktike: Zona e sheshtë e ngarkimit dhe dyshemeja e bagazhit e përshtatshme sipas lartësisë. Kjo ju mundëson mbajtjen e objekteve të rënda në mënyrë të rehatshme.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin