Gjeni rehatinë tuaj!

Komforti.

Tek T-Roc, ju mund të ndjeni cilësinë e lartë të materialeve dhe pajisjeve të zgjedhura me kujdes. Varianti T-Roc Design tashmë ka ndenjëset përpara komport si standard. Tek varianti T-Roc Sport, drejtuesi dhe pasagjeri para ulen në ndenjëset sportive komfort të cilat janë projektuar posaçërisht për mbështetje anësore të mirë.  Për shpinën ka mbështetëse lumbare që mund të përshtatet për çlodhje maksimale.  

Mbulesa e ndenjëses ju jep mundësinë të shprehni shijen tuaj. Lëkura opsionale "Vienna" që përhap sharmin e një lounge plot stil shfaqet tejet fisnike. 

Një tjetër vend i ndritshëm - në kuptimin e vërtetë të fjalës - është baxha panoramike opsionale.  Kjo lejon më shumë dritë në brendinë e automjetit, e kështu përjetoni një ndjesi unike të hapësirës bujare. Baxha përbëhet nga dy pjesë të mëdha xhami, pjesa e përparme e së cilës është e pajisur me një funksion heqjeje dhe rrëshqitjeje elektrike. Nëse dielli është shumë i fortë, tavani prej xhami mund të mbulohet plotësisht me një perde të errët me rul me anë të shtypjes së një butoni.

Mbyllur