Jeni në duar të sigurta.

Shërbimi i emergjencës.

 Në rast emergjence: Qëndroni të qetë! Shërbimi opsional i thirrjes emergjente1 nga Volkswagen mund të aktivizohet thjesht me shtytjen e një butoni. Sistemi fillon krijimin e një lidhjeje zanore në qendrën telefonike të emergjencave të  Volkswagen ku mund të merrni ndihmë personale derisa punonjësit e shpëtimit të mbërrijnë.  Me butonin e kuq SOS mund të bëni telefonata të shpejta edhe për përdorues të tjerë të trafikut.

Një telefonatë emergjente kryhet automatikisht kur sistemi regjistron një aksident. Konkretisht, në rastin kur aktivizohet jastëku i ajrit. Më pas, krijohet një lidhje me qendrën telefonike të emergjencave të Volkswagen dhe një operator për dhënie ndihme hyn në kontakt.  Në të njëjtën kohë, të dhënat të rëndësishme si vendndodhja e përcaktuar, i dërgohen zyrës qendrore për të mundësuar kujdes të shpejtë mjekësor. Qendra Telefonike e Emergjencave e Volkswagen është në dispozicion për ju në 10 gjuhë evropiane2 dhe në 22 vende3 të Evropës.

1. Për përdorimin e shërbimeve Car-Net Security & Service duhet të lidhet një kontratë e veçantë me Volkswagen AG online. Për të shfrytëzuar plotësisht shërbimet, klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit, për të regjistruar automjetin në adresën: www.volkswagen.com/car-net. Shërbimi i emergjencës është i aktivizuar pa regjistrim. Disponueshmëria e shërbimeve Car-Net mund të ndryshojë në varësi të shtetit. Këto shërbime ofrohen për secilën periudhë të kontratës në dispozicion dhe gjatë periudhës së kontratës, mund t'u nënshtrohen ndryshimeve thelbësore. Për të përdorur pa pagesë Car-Net App, është i nevojshëm një telefon inteligjent me sistemin operativ iOS ose Android dhe një kartë SIM me opsionin e të dhënave me një kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesit tuaj të shërbimit. Duke dërguar apo marrë paketa të dhënash nga interneti, në mënyrë të pavarur nga plani juaj tarifor celular, dhe sidomos kur jeni jashtë vendit, mund të keni shpenzime shtesë (për shembull, tarifa roaming). Për më shumë informacion mbi Car-Net Security & Service, vizitoni www.volkswagen.com/Car-Net dhe partnerin tuaj lokal të Volkswagen; Informacione mbi kushtet e tarifave celulare i gjeni tek operatori juaj celular.

2. Gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht, holandisht, polonisht, portugalisht, suedisht, spanjisht, çekisht

3. Belgjikë, Bullgari, Gjermani, Finlandë, Francë, Greqi, Britani e Madhe, Irlandë, Itali, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Austri, Poloni, Portugali, Rumani, Suedi, Zvicër, Spanjë, Republika Çeke, Hungari

Mbyllur