Pra, vijoni rrugëtimin me argëtim të mirë.

Radioja dhe navigimi

 Jeni gati për koncertin e dëshiruar? Dy radiot dhe një sistem navigimi, të gjitha të klasit të parë, janë në program. 

Radioja standarde "Composition Colour" ka një ekran me ngjyra, me prekje, me madhësi 16,5 cm (6,5 inç), me të cilën mund të luani muzikë edhe në formatet MP3 e WMA. Lexon kartat SD dhe transmeton frekuencat FM të radios. Nëse dëshironi, mund të shtoni numrin e altoparlantëve nga dy në gjashtë.

Radioja opsionale "Composition Media" përfshin gjashtë altoparlantë (në seri te varianti T-Roc Sport). Ai përfshin të gjitha funksionet dhe mundësitë e lidhjes ashtu si modeli i mësipërm, plus një lexues CD-sh, një portë USB-je dhe një lidhje Bluetooth për telefonat celularë. Gjithashtu është shumë i rehatshëm për t'u përdorur me një ekran me prekje, me ngjyra, 20,3 cm (8 inç).

Sistemi opsional i navigimit "Discover Media" është i pajisur edhe me ekran me ngjyra, me prekje 20,3 cm (8 inç). Gjithashtu ka gjashtë altoparlantë, një radio FM, një lexues CD-sh që luan muzikë në formatet MP3, AAC dhe WMA, dy porta për kartë SD, një portë USB dhe një ndërfaqe telefonike nëpërmjet Bluetooth-it.

Të gjitha këto sisteme janë të pajisura edhe me një antenë diversiteti, e cila kontribuon për kapje të mira valësh edhe në kushte të vështira. Për "Composition Media" mund të përdoren edhe avantazhet e kapjes së valëve digjitale DAB +.

Mbyllur