Jeni në duar të sigurta.

Shërbimi i telefonatës emergjente.

Në rast emergjence: Qëndroni të qetë! Mund të aktivizoni shërbimin opsional të telefonatës emergjente¹  Volkswagen(pajisje standard për linjën Sport)  vetëm me shtypjen e një butoni. Sistemi fillon krijimin e një lidhjeje zanore në qendrën telefonike të emergjencave të Volkswagen ku mund të merrni ndihmë personale derisa punonjësit e shpëtimit të mbërrijnë. Me butonin e kuq SOS mund të bëni telefonata të shpejta edhe për përdorues të tjerë të trafikut.

Një telefonatë emergjente kryhet automatikisht kur sistemi regjistron një aksident. Konkretisht, në rastin kur aktivizohet jastëku i ajrit. Më pas, krijohet një lidhje me qendrën telefonike të emergjencave të Volkswagen dhe një operator për dhënie ndihme hyn në kontakt. Në të njëjtën kohë, të dhënat të rëndësishme si vendndodhja e përcaktuar, i dërgohen zyrës qendrore për të mundësuar kujdes të shpejtë mjekësor. Qendra telefonike e emergjencave e Volkswagen është në dispozicion për ju në 10 gjuhë evropiane² dhe në 22 vende³ të Evropës.

Për përdorimin e shërbimeve Car-Net Security & Service duhet të lidhet një kontratë e veçantë me Volkswagen AG online. Për të shfrytëzuar plotësisht shërbimet, klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit, për të regjistruar automjetin në adresën: www.volkswagen.com/car-net. Shërbimi i telefonatës emergjente është i aktivizuar pa regjistrim. Disponueshmëria e shërbimit Car-Net mund të ndryshojë në varësi të shteteve. Këto shërbime janë të disponueshme për periudhë përkatëse të kontratës të rënë dakord dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve të përmbajtjes përgjatë periudhës kontraktuale. Për të përdorur pa pagesë Car-Net App, është i nevojshëm një smartfon me sistemin operativ iOS ose Android dhe një kartë SIM me opsionin e të dhënave me kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesit tuaj të shërbimit celular. Duke dërguar apo marrë paketa të dhënash nga interneti, në mënyrë të pavarur nga plani juaj tarifor celular, dhe sidomos kur jeni jashtë shtetit, mund të keni shpenzime shtesë (për shembull, tarifa roaming).Për më shumë informacion mbi Car-Net Security & Service, vizitoni www.volkswagen.com/car-net dhe partnerin tuaj lokal të Volkswagen; Informacione mbi kushtet e tarifave celulare i gjeni tek operatori juaj celular.

Gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht, holandisht, polonisht, portugalisht, suedisht, spanjisht, çekisht

Belgjikë, Bullgari, Gjermani, Finlandë, Francë, Greqi, Britani e Madhe, Irlandë, Itali, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Austri, Poloni, Portugali, Rumani, Suedi, Zvicër, Spanjë, Republika Çeke, Hungari

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin 

Mbyll
Mbylle menunë

Konfident. Nga fillimi. T-Roc i ri.

 

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team