Dizajn ekspresiv për jetën tuaj të përditshme.

T-Roc Design.

 T-Roc Design ju lë më shumë liri në dizajn. Disqet 17-inç prej aliazhi të lehtë janë të disponueshëm në tri ngjyra të tjera. Përveç kësaj, mund të përdorni kombinim të dyfishtë të ngjyrave* për të tërhequr një vëmendje shtesë, individuale. Elementet prej kromi theksojnë pamjen elegante të T-Roc Design. Ata mund të gjenden, për shembull, si kapëse në grilën me ngjyrë të zezë të radiatorit dhe në pjesët trapezoidale të prapakolpit. Difuzor është i lyer me ngjyrë argjendi si para ashtu edhe mbrapa. 

Ndërsa hyni, ndriçimi i ambientit* në ngjyrë të bardhë ju mirëpret: Shiritat ndriçues dekorativë, dritat e para e të pasme të leximit dhe ndriçimi i hapësirës së këmbëve krijojnë një atmosferë tejet të këndshme. Për kroskotin - mbulesa Design e panelit të kontrollit - mund të zgjidhni midis katër ngjyrave të ndryshme* dhe kështu dizenjoni ambientin e brendshëm sipas shijes suaj.

Uluni në ndenjëset e  rehatshme komfort që mund të mbahen në një nga dy variantet e lëkurës "Vienna" të cilësisë së lartë. Nga kjo pikënisje e këndshme mund të telefononi të relaksuar gjatë udhëtimit nëpërmjet ndërfaqes telefonike*.

A keni marrë me vete muzikën tuaj të preferuar në USB? Falë portës USB*, ajo mund të dëgjohet lehtësisht në altoparlantët e T-Roc. Me të hyrë brenda, merr fund mërzitja.

Sidomos gjatë udhëtimeve të gjata, zbulimi i lodhjes mund të jetë një ndihmesë e vlefshme: Sapo regjistron një devijim nga sjellja normale e drejtimit të automjetit, sistemi i zbulimit të lodhjes rekomandon një pushim nëpërmjet sinjaleve optike dhe akustike.

Ejani, hipni! Një përvojë e re drejtimi automjeti ju pret.

*Pajisje opsionale me tarifim shtesë.

1) Brenda kufijve të sistemit.

Mbyllur