Beetle i ri

Beetle i ri Now is the time.

Me kënd. Jo me cepa.

Beetle i ri i ka mbetur besnik linjës së tij, por tani vjen më dallues dhe më sportiv se kurrë. Një karakter i  vërtetë që u përshtatet me tipare të shumta personalizuese shoferëve dhe shofereve, por sigurisht jo turmës së gjerë. Tregoni edhe ju profilin tuaj me Beetle.

Kujdes: Kthesa të mprehta.

Me pjesën e tij ballore tepër sportive, Beetle i ri paraqitet tani edhe më i sigurt dhe dëshmon se një linjë e qartë jo gjithmonë është e duhura. Kështu ai kujdeset që kthesat të mos lënë askënd indiferent.

Galeria

Përjetoni karakteristikat e Beetle nga perspektiva të ndryshme.

Përjetoni karakteristikat e Beetle nga perspektiva të ndryshme.

Infotainment

Radio dhe navigim

Sa mirë kur mund të zgjedhësh vetë ko-pilotin.

Në makinën tuaj Volkswagen e përcaktoni ju se çfarë do të ndodhë. Beetle i ri vjen në seri me radion "Composition Colour" me tetë altoparlantët, teknologji të lehtë për t'u përdorur dhe shumë opsione lidhjesh. Në mënyrë opsionale janë në dispozicion "Composition Media" dhe funksioni i navigimit "Discover Media", të cilat nga ana multimediale nuk lënë asgjë tjetër për të dëshiruar.

Fender® Soundsystem

Tani do të keni Rock'n'Roll në çdo udhëtim.

Tingulli i specialistit të kitarës dhe amplifikatorit Fender® është i famshëm në botë. Sipas dëshirës ju mund ta keni atë në Volkswagen-in tuaj. Cilësia e lartë e sistemit muzikor tashmë dallohet që në shikimin e parë falë aplikimeve të kromuara rreth grilës së altoparlantit dhe logot e dallueshme në trekëndëshat e pasqyrës dhe boksit.

App-Connect

Volkswagen-i juaj kthehet në një telefon inteligjent me rrota.

Telefoni inteligjent e bën jetën tuaj të përditshme më të lehtë në shumë raste. Me funksionin opsional Car-Net App Connect, ajo mund të jetë e dobishme edhe gjatë ecjes. Që të mos jeni të hutuar, përdorni aplikacionet e përputhshme nëpërmjet prekjes së sistemit tuaj infotainment. 

 

Car-Net "Guide & Inform"

Mos udhëtoni më pa internet.

Në shumë fusha të jetës mund të jetë i dobishëm interneti, po ashtu edhe në makinë. Mbani informacion të përditësuar për të dhënat e trafikut. Kështu që ju mund të planifikoni para ose të ndryshoni rrugën tuaj. Shërbimet opsionale online"Car-Net Guide & Inform" ofrojnë edhe më shumë.

Kontrolli zanor

Sistemi juaj infotainment e kupton atë që ju dëshironi.

Në Beetle-n e ri mund të kontrollohen me anë të komandës zanore funksionet opsionale "Composition Media" dhe "Discover Media".

 

Sistemet ndihmëse

Sensor Blind Spot me sistem ndihmës për dalje nga parkimi

Kështu vetura juaj ju ndihmon gjatë ndryshimit të korsisë dhe gjatë daljes nga parkimi.

Sensori Blind Spot me sistem ndihmës të daljes nga parkimi ju paralajmëron brenda kufijve të sistemit, nëse ndonjë automjetet shfaqet në ndonjë cep të padukshëm. Sensori monitoron zonat përreth dhe prapa makinës tuaj gjatë daljes mbrapsht nga parkimi.

Kontrolli elektronik i stabilitetit

Mos shkelni në dërrasë të kalbur.

Veçanërisht i dobishëm në rrugët me lagështi ose akull: sistemi standard i kontrollit elektronik të stabilitetit. Ky sistem ju ndihmon që në situata të vështira në trafik, të mos shkelni në dërrasë të kalbur.

Kamera e pasme "Rear View"

Sepse ju nuk keni sy mbrapa.

Kamera e pasme opsionale "Rear View" ju lejon për të zbuluar  në pjesën e pasme të mjetit barriera të mundshme. Kamera e integruar në pjesën e pasme të automjetit dërgon imazhet në ekranin e sistemit infotainment. Kështu, parkimi është shumë më i lehtë dhe ju mund të dalloni më mirë pengesat.  

ParkPilot

Gjatë parkimit do t'ju ndihmojë dëgjimi juaj.

Vende të ngushta parkimi? Dhe nuk keni asnjë që t'ju drejtojë? Me sistemin opsional ParkPilot ju mund të hiqni dorë lehtësisht nga një ndihmës gjatë parkimit. Kjo nuk është ndoshta aq sharmante, por është e besueshme.  

Fenerët Bi-Xenon me dritën e ditës LED

Ata duken mirë. Dhe ju shihni edhe më mirë.

Fenerët e rrumbullakët janë karakteristikë si fytyra e një brumbulli. Sipas dëshirës, ju mund ta pajisni Beetle-in tuaj me fenerët Bi-Xenon. Ata kombinojnë dritat normale dhe dritat e gjata me dritën LED të ngjashme me dritën e ditës, së bashku në një njësi funksionale.

Efikasiteti

Motorët

Performanca e lartë dhe kursimi ju bëjnë të ecni përpara.

Kaloni shumë kohë në rrugë, por dëshironi të mbani të ulët konsumin e karburantit? Motorët tanë TDI me naftë dhe motorët e benzinës janë përmirësuar në efikasitet dhe plotësojnë standardin Euro 6.

BlueMotion Technology

Nëse për ju konsumi i ulët i karburantit është i rëndësishëm.

Nëse zgjidhni një Volkswagen me BlueMotion Technology, ju merrni një model që kontribuon përmes një kombinimi inteligjent në uljen e konsumit të karburantit. Prandaj do ta pëlqeni idenë që Beetle i ri ka si pjesë standarde BlueMotion Technology.

Instrument shtesë

Frymëzojeni veten nga ndjenja "motorsport".

Tre tuba. Rregulluar në qendër. Dhe shumë shpejt të domosdoshme: Me instrumentin shtesë opsional për Beetle-in e ri, paneli komandues do të kthehet në një kabinë sportive. Shtoni më shumë kënaqësi në udhëtimin tuaj!

Kutia e shpejtësisë DSG

Ndizeni shpejt dhe në mënyrë më ekonomike.

Kutia e shpejtësisë DSG ju lejon një ndryshim marshi pa ndërprerjen e tërheqjes. Ai kombinon avantazhet e kutisë manuale me atë automatike dhe mund të ndihmojë për të reduktuar konsumin e karburantit.

Beetle Denim i ri I parregullt, por në formë.

Streetwear për individualistët

Denim është i përjetshëm, autentik dhe u shkon të gjithëve. Por këto modele të reja janë qepur posaçërisht për pionierët e vërtetë të modës që e drejtojnë trendin para plot besim. Imagjinojeni: Paketën e re Denim. Ngjyra opsionale Stonewashed Blue Metallic e bën Beetle një ikonë të vërtetë stili në asfalt. Kështu nuk e keni parë kurrë Denim - të vetëm, udhëheqës. 

 

Jeanslike

Pjesa e brendshme e Beetle Denim tregon anën e vet ekstravagante. Kroskoti në ngjyrë alu-blu mat harmonizohet në mënyrë të përkryer me ndenjëset sportive në dizajnin veprues "Denim". Veshja e ndenjëseve blu ka si karakteristikë në pjesën qendrore qepjen me vija të kuqe dhe të bardha. Panelet anësore janë prej imtimit të lëkurës blu dhe shfaqen me shirita të bardhë. Të bien në sy pjesa mbrapa dhe anësore, që janë pajisur me xhepa elegantë në optikë Denim. Mbështetëset e krahut tek dyert me imitimin e lëkurës "Deep Blue" përshtaten në mënyrë të përkryer. Timoni opsional multifunksional dhe leva e marshit në lëkurë karakterizohen nga qepje kontrastuale në gri argjend. Elementë të ndryshëm të kromuar theksojnë më tepër hapësirën e brendshme.