Beetle i ri: App-Connect

 Në sajë të sistemit opsional Car-Net App Connect¹, është e mundur që të përdorni në celularin tuaj përmbajtje dhe aplikacione ndërsa ecni rehatshëm me makinë. Të dhënat mund të  transmetohen në ekranin e sistemit infotainment dhe mund të shfaqen lehtësisht në fushëpamjen e shoferit duke përdorur ekranin me prekje. Për të shmangur devijime, gjatë ecjes mund të shfaqen dhe të përdoren vetëm aplikacione App-Connect¹ si Shared Audio, Drive & Track ose My Guide. Gjithashtu mund të përdoren aplikacione pa lidhje  të drejtpërdrejtë në automjet, si shërbimet e radios me internet apo shërbimet e lajmeve. Volkswagen, si prodhues i parë, ofron tre ndërfaqe për lidhjen e celularit inteligjent me shumë opsione: Mirror Link™, CarPlay™ të Apple dhe  AndroidAuto™ të Google.

 

1) Është në dispozicionin tuaj vetëm duke u lidhur me sistemin e radios "Composition Media" ose sistemet e navigimit "Discover Media". App Connect përfshin teknologjinë MirrorLink™, CarPlay™ dhe Android Auto™. Disponueshmëria e këtyre teknologjive mund të ndryshojë në varësi të shtetit. Tani App-Connect mund të funksionojë në shumë telefona celularë dhe Volkswagen bashkëpunon ngushtë me prodhuesit e mëdhenj të celularëve inteligjentë me qëllim avancimin e mëtejshëm të teknologjisë App-Connect. Informacione aktuale në lidhje me përputhshmërinë  e telefonave të rinj dhe atyre aktualë në treg mund t'i gjeni në adresën www.volkswagen.de/ car-net.

Me anë të App Connect, aplikacione të ndryshme në varësi të teknologjisë, mund të pasqyrohen nga telefoni juaj inteligjent në ekranin e konsolës qendrore të Volkswagen-it tuaj. Kështu, me anë të prekjes të sistemit navigacional mund të përdoren aplikacione të dobishme të Volkswagen. Në varësi të aplikacionit dhe teknologjisë është gjithashtu i mundur kontrolli zanor.

Mbyllur