Beetle i ri: Radio dhe navigim

Jeni gati për koncertin e dëshiruar? Radion "Composition Colour" e përdorni me një ekran 12,7 cm me ngjyra, me prekje. Ajo lexon kartën SD, kap stacionet e radios FM/AM, ka lidhje media AUX-IN për burimet e jashtme audio si dhe një lexues CD-je. Tetë altoparlantët kujdesen për një tingull të pastër në të gjitha vendet.

Radioja opsionale "Composition Media" përfshin një lexues CD-je për formatin MP3 dhe një lidhje Bluetooth për telefonat celularë. Për më tepër, është veçanërisht e përshtatshme për t'u përdorur për shkak të ekranit me ngjyra, me prekje, në një madhësi prej 16,5 cm.

Sistemi opsional navigacional "Discover Media" ka gjithashtu një ekran 16,5 cm me ngjyra, me prekje. Pajisje të tjera: tetë altoparlantë, radio FM/AM, lexues CD-je në formatet MP3, AAC dhe WMA, dy kartë memorie SD, lidhje AUX-IN dhe  USB, përdorim të telefonit me anë të Bluetooth.

 

 

Mbyllur