VW Tiguan 2016: 4MOTION Active Control

 

Në autostrada apo shpate me borë, me sistemin opsional 4MOTION  Active Control janë në dispozicionin tuaj profile të ndryshme ecjeje. Sistemin mund ta komandoni lehtësisht nga një buton me funksion rrotullues/shtypës. Ju keni në zgjedhjen tuaj profilet Snow, Offroad dhe Offroad Individual. Në opsionin shtesë Onroad, zgjidhni, për shembull, një opsion ekonomik Eco-Modus apo një mënyrë dinamike Sport-Modus. Sistemi bashkëpunon me sistemet e tjera ndihmëse si sistemi ndihmës i nisjes në pjerrësi, sistemi ndihmës i zbritjes në pjerrësi, programi elektronik i stabilizimit dhe bllokuesi diferencial elektronik. Në varësi të profilit të zgjedhur ndryshojnë edhe karakteristika të tilla si sistemi gradues i pedalit të gazit, ndërrimi i marshit, frenimi i motorit, sistemi ndihmës i nisjes dhe norma e bllokimit. Rezultati: një përvojë e rehatshme në dëborë dhe në rrugë të pashtruara.

Mbyllur