VW Tiguan 2016: Active Info Dis­play 

Me Active Info Display (standarde në linjën Highline) shijoni në Tiguanin tuaj avantazhet e një grupi instrumentesh me rezolucion të lartë, falë ekranit TFT 31 cm (12,3-inç) me ngjyra.

Me anë të profileve Info, ju mund të vendosni në mënyrë specifike prioritetet në të dhënat që do të shfaqen në grupin e instrumenteve përveç përmbajtjeve tradicionale të tilla si: takeometër, shpejtësimatës dhe rrugëmatës. Këto profile informacioni i zgjidhni shpejt dhe me lehtësi përmes timonit multifunksionale të Tiguanit tuaj.

Të përshtatura për nevojat tuaja, ju mund të merrni për shembull, të dhëna të hollësishme për udhëtimin ose të caktoni sipas dëshirës pamjen vizuale të sistemeve tuaja ndihmëse.

Një koncept i sofistikuar i ekranit siguron një paraqitje të qartë dhe fleksibël duke e bërë përdorimin optimal të sipërfaqes ekzistuese: Kështu, pjesa qendrore mund të pasurohet brenda kanaleve me të dhëna shtesë. 

Mbyllur