VW Tiguan 2016: Trai­ler Assist

 

Manovrimi me një rimorkio mund të jetë për fillestarët një përvojë e hidhur, sepse jo gjithmonë grupi reagon në mënyrën që ju prisni. Vendimtare për një ecje mbrapsht të saktë është këndi drejtues: Sistemi ndihmës i rimorkios "Trailer Assist" merr përsipër drejtimin, brenda kufijve të sistemit. Fillimisht vendosni marshin "indietro", shtypni butonin e ndihmës në parkim dhe, duke përdorur butonat komandues të pasqyrës, jepni këndin dhe drejtimin të cilin duhet ta marrë rimorkioja. Volkswagen-i ju drejton automatikisht, ndërsa ju jeni ende përgjegjës për zhvendosjen, përshpejtimin dhe frenimin. Kështu ju mbani nën kontroll automjetin në çdo kohë për t'iu përgjigjur ndryshimeve të situatës.

Mbyllur