VW Tiguan 2016: Car-Net "Guide & Inform" 

Interneti në makinën tuaj Volkswagen quhet Car-Net. Pas saj qëndrojnë shërbime praktike dhe aplikacione të dobishme. Paketa e shërbimeve Car-Net "Guide & Inform¹ " është në dispozicion sipas kërkesës suaj bashkë me sistemin infotainment "Discover Media" ose "Discover Pro". Me anë të lidhjes me internetin, mund të përdorni të dhëna, aktualiteti i të cilave është vështirë për t'u kaluar. Për shembull, nëse diku ka një bllokim trafiku, ju e mësoni atë online pothuajse në kohë reale. Veçanërisht e rehatshme: rruga juaj do të rregullohet automatikisht në përputhje me rrethanat.

Car-Net bën kërkimin dhe gjen vende interesi, restorante të shumta tërheqëse. Edhe vende të tjera me interes për ju mund të gjenden shpejt. Një hotel, pikë karburanti apo kinema e hapur. Të dhënat nga interneti japin disa zbulime argëtuese e të dobishme 

 

1) Për përdorimin e shërbimeve Car-Net Security & Service duhet të lidhet një kontratë e veçantë me Volkswagen AG online. Për të shfrytëzuar plotësisht shërbimet, klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit, për të regjistruar automjetin në adresën: www.volkswagen.com/car-net. Shërbimi i emergjencës është i aktivizuar tashmë pa regjistrim. Disponueshmëria e shërbimeve Car-Net mund të ndryshojë në varësi të shtetit. Këto shërbime ofrohen për secilën periudhë të kontratës në dispozicion dhe, gjatë periudhës së kontratës, mund t'u nënshtrohen ndryshimeve thelbësore. Për të përdorur pa pagesë Car-Net App, është i nevojshëm një telefon inteligjent me sistemin operativ iOS ose Android dhe një kartë SIM me opsionin e të dhënave me një kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesit tuaj të shërbimit. Duke dërguar apo marrë paketa të dhënash nga interneti, në mënyrë të pavarur nga planit tuaj tarifor celular, dhe sidomos kur jeni jashtë vendit, mund të keni shpenzime shtesë (për shembull, tarifa roaming). Për më shumë informacion mbi Car-Net Security & Service, vizitoni www.volkswagen.com/Car-Net dhe partnerin tuaj lokal Volkswagen; Informacione mbi kushtet e tarifave celulare i gjeni tek ofruesi juaj i shërbimit.

Mbyllur