VW Tiguan 2016: Car-Net "Security & Service"

 E dobishme si në jetën e përditshme ashtu edhe në rast emergjence: Shërbimet opsionale Car-Net "Security & Service"¹  janë në dispozicion me të dhëna informative dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me qendrën e klientit të Volkswagen.

Kur është kontrolli i radhës? Dhe sa karburant ka mbetur? Sidomos kur një automjet është përdorur nga disa njerëz, është mirë të dini se përgjigjen e këtyre pyetjeve, dhe kjo gjendet lehtësisht online. Në sajë të shërbimeve opsionale Car-Net "Security & Service¹", keni shumë të dhëna lidhur me automjetin në një portal web.

Si shumë e dobishme, teknologjia mund të provohet edhe kur jeni në timon. Nëse sistemi regjistron një aksident brenda kufijve të tij, ai automatikisht fillon kontakt me qendrën e klientit të Volkswagen. Kështu, në varësi të situatës, është e mundur të keni mbështetje në vend dhe të kaloni informatat të rëndësishme si të dhënat e automjetit, numrin e njerëzve në makinë ose vendndodhjen. Nëpërmjet një lidhjeje zanore, shoferi mund të mbështetet dhe kujdeset deri në mbërritjen e shërbimeve të urgjencës. 

 

1) Për përdorimin e shërbimeve Car-Net Security & Service duhet të lidhet një kontratë e veçantë me Volkswagen AG online. Për të shfrytëzuar plotësisht shërbimet, klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit, për të regjistruar automjetin në adresën: www.volkswagen.com/car-net. Shërbimi i emergjencës është i aktivizuar tashmë pa regjistrim. Disponueshmëria e shërbimeve Car-Net mund të ndryshojë në varësi të shtetit. Këto shërbime ofrohen për secilën periudhë të kontratës në dispozicion dhe, gjatë periudhës së kontratës, mund t'u nënshtrohen ndryshimeve thelbësore. Për të përdorur pa pagesë Car-Net App, është i nevojshëm një telefon inteligjent me sistemin operativ iOS ose Android dhe një kartë SIM me opsionin e të dhënave me një kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesit tuaj të shërbimit. Duke dërguar apo marrë paketa të dhënash nga interneti, në mënyrë të pavarur nga planit tuaj tarifor celular, dhe sidomos kur jeni jashtë vendit, mund të keni shpenzime shtesë (për shembull, tarifa roaming). Për më shumë informacion mbi Car-Net Security & Service, vizitoni www.volkswagen.com/Car-Net dhe partnerin tuaj lokal Volkswagen; Informacione mbi kushtet e tarifave celulare i gjeni tek ofruesi juaj i shërbimit.

Mbyllur