VW Tiguan 2016: Siguri & Komoditet

Ne dispozicionin tuaj, si pajisje standarde, janë airbag-ët për shoferin dhe pasagjerin para, si dhe airbag-ët anësorë, tek koka dhe tek gjunjët. Sipas kërkesës suaj, edhe në pjesën e pasme mund të instalohen airbag-ë anësorë dhe tek koka.

Sistemi ndihmës standard i daljes nga korsia "Lane Assist" paralajmëron brenda kufijve të sistemit nëpërmjet një ndërhyrje korrigjuese në timon, kur automjeti kërcënon të lërë pa dashje korsinë.

Edhe sistemi i vëzhgimit të ambientit "Front Assist" me mbrojtje paraprake për këmbësorët, është një nga pajisjet standarde në Tiguan. Nëse sistemi zbulon brenda kufijve të tij një situatë kritike në distancë, ai mund t'ju ndihmojë për të shkurtuar distancën e frenimit.

Një masë inteligjente sigurie është sistemi mbrojtës proaktiv së pasagjerëve (edhe opsional). Brenda kufijve të sistemit, situata të rrezikshme mund të zbulohen dhe arrihen rregullime automatike, si p.sh. nëpërmjet shtrëngimit të rripave të sigurisë për shoferin e pasagjerin para.

Në distanca të gjata, sistemi i detektimit të lodhjes mund të tërheqë vëmendjen për rrezikun e lodhjes brenda kufijve të sistemit. Në bazë të një algoritmi nga një shpejtësi prej 65 km/h, vlerësohen faktorë të tillë si përdorimi i timonit dhe pedalit, por edhe dita dhe kohëzgjatja e udhëtimit. Nëse sistemi zbulon ndryshime në sjelljen gjatë udhëtimit, ai paralajmëron me një sinjal akustik dhe optik detektimin e një lodhjeje të mundshme dhe një ikonë tregon se është i këshillueshëm një pushim.

Mbyllur