Touareg
Konfigurator
Neuwagen
Händlersuche

Touareg Ready for whatever.

Përballon 100% ngjitje, 580 mm thellësi.

Dhe gjithçka që i del përpara.

Touareg është gati për të gjitha gjërat që do të vijnë dhe madje përtej tyre. Ai gjen rrugë aty ku nuk ka në të vërtetë dhe vazhdon më tej, aty ku të tjerët nuk kanë mundur. Kjo është e mundur, p.sh. me anë të sistemit të përhershëm më katër rrota aktive 4MOTION që mundëson një shpërndarje të njëtrajtshme sipas nevojës në të katërta rrotat, duke siguruar tërheqje optimale në pothuajse çdo sipërfaqe.

I ngazëllyer që në kontaktin e parë.

Dizajni.

Ekstremisht i pranishëm: Dizajni i ri ballor me një grilë prominente të ofron një përshtypje të mrekullueshme. Fenerët opsionalë të integruar Bi-Xenon theksojnë linjat goditëse të grilës dhe po ashtu pjesën e përparme karakteristike të automjetit.

Galeria

Përjetoni karakteristikat e Touareg nga perspektiva të ndryshme.

Përjetoni karakteristikat e Touareg nga perspektiva të ndryshme.

Efikasiteti

Ecje e lirë

Ju vetëm ecni dhe kurseni karburant.

Tani, këtë mund ta përjetoni çdo ditë: Ju do të ecni edhe më shumë nëse i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Sepse një funksion i ecjes së lirë përdor energjinë kinetike të Volkswagen. Kështu ju kurseni thjesht dhe rehatshëm deri në gjysmë litër karburant për 100 kilometra.

 

BlueMotion Technology

Kush konsumon pak, ecën më shumë.

BlueMotion Technology në të gjithë motorët V6 TDI e Touareg rrit efikasitetin dhe njëkohësisht redukton konsumin e karburantit. Kjo e bën Vw Touareg edhe më tërheqës për ata që duan të ulin shpenzimet pa cenuar shkathtësinë e mjetit.

4MOTION

Mos e humbni forcën tërheqëse. 

Për atë, rruga nuk përfundon: Touareg pushton në mënyrë të pavarur edhe terrenin e vështirë. Në sajë të sistemit të përhershëm me katër rrota aktive 4MOTION, ju do të keni një tërheqje të shkëlqyer në sipërfaqe të lagështa dhe me gropa.

Motorët me naftë

Sa mirë që e përditshmja nuk ju arrin.

Lëreni pas stresin e të përditshmes. Motorët e fuqishëm dhe efikasë V6 TDI të Touareg sjellin kënaqësi pa kompromise në udhëtim. Dhe me fuqi deri në 193 kW (262 KF), ju ia dilni në çdo terren.

Komoditeti

Hapësira e brendshme

Qoftë qytet, shtet apo terren i ndryshëm, atmosfera mbetet e këndshme.

Edhe në mjedis të egër, ju do të qëndroni në një mjedis të rehatshëm. Sepse pjesa e brendshme e Touareg ju llaston me një ndjesi të veçantë, ngjyra elegante dhe materiale të zgjedhur me kujdes. Ambientin luksoz do ta shijoni plotësisht, sidomos kur moti jashtë nuk është i këndshëm.

Easy Open

Shumë e dobishme kur nuk i keni duart e lira.

Do ta dëshironi, veçanërisht nëse nuk i keni duart e lira. Me sistemin opsional të hapjes/mbylljes me sensor Easy Open, ju mund të hapni lehtësisht derën e pasme me një lëvizje të këmbës.

Sistemi i ajrit të kondicionuar "Climatronic"

Kujdesuni për një klimë individuale gjatë udhëtimit.

Shumë nxehtë, shumë ftohtë, apo diçka në mes? Gjetja temperaturës së duhur nuk mund të jetë e lehtë sidomos me disa pasagjerë. Me ajrin e kondicionuar me 2 zona "Climatronic" si pajisje standarde, diskutimet për klimën i përkasin të kaluarës. Për Touareg është në dispozicion edhe sistemi i ajrit të kondicionuar me 4 zona, i cili është ideal edhe për nevojat individuale të udhëtarëve në pjesën e pasme.

Amortizatori pneumatik

Edhe nëse ka gunga, do të jeni rehat.

Falë amortizatorit opsional pneumatik të Touareg, gropat dhe gungat në rrugë nuk ndjehen. Sistemi i rehatshëm, duke përfshirë programet me zgjedhje të lëvizjes, përshtatet me lartësinë e karrocerisë së terrenit përkatës.

Veshja me lëkurë "Cricket"

Vendosni për një elegancë të përjetshme.

Lëkura e brendshme opsionale "Cricket" kujdeset në hapësirën e brendshme për një pamje premium dhe të veçantë. Që në hyrje ju mirëpret një aromë tipike lëkure. Kështu ju do të shijoni ndjesi të pakrahasueshme të një pajisje të veçantë në çdo udhëtim.

Sistemet ndihmëse

Kontrolli dinamik i dritave të gjata "Dynamic Light Assist"

Shihni rrugën më mirë pa verbuar të tjerët.

Natën, kontrolli dinamik i dritave të gjata "Dynamic Light Assist" përmirëson shikimin për ju dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës. Sistemi lejon, nga një shpejtësi prej 60 km/h, një ecje me drita të gjata.

Kamera e pasme "Rear View"

Sepse ju nuk keni sy mbrapa.

Kamera e pasme opsionale "Rear View" ju lejon të zbuloni në pjesën e pasme të mjetit pengesa të mundshme. Kamera e integruar në pjesën e pasme të automjetit dërgon imazhe në ekranin e sistemit infotainment. Kështu, parkimi është shumë më i lehtë.

ACC & Front Assist

Në rrugë të mbushura plot, ju do të ndjeheni i qetë.

A keni dëshiruar ndonjëherë një asistent, i cili të ketë mendjen tek trafiku për ju? Me sistemin e rregullimit të distancës ACC  (deri në 250 km/h) dhe sistemin e vrojtimit të përfshirë në paketën Front Assist, përfshirë funksionin e frenimit City në rast emergjence, ju do të ndjeheni më të relaksuar në rrugë. 

Pamje e mjedisit përreth "Area View"

Katër kamera iu tregojnë, çfarë ndodh rrotull.

Kur dilni nga një hapësirë parkimi në qendër të qytetit ose gjatë manovrimit në një terren të vështirë - a nuk do të ishte mirë në situata të tilla konfuze, të kishit një fushëpamje më të gjerë rreth makinës tuaj? Sistemi opsional "Area View", me katër kamera e bën të mundur këtë.

Infotainment

DYNAUDIO Confidence

Nuk do t'u besoni veshëve.

Tingulli i  mrekullueshëm i sistemit opsional DYNAUDIO Confidence do t'u shijojë pafund bashkudhëtarëve tuaj. Për shkak të kombinimit të saktë të dymbëdhjetë altoparlantëve, do të përjetoni perfeksionin e tingullit High-End në gjithë pjesën e brendshme. 

Sistemi radio-navigacional "RNS 850"

Arrini në destinacionin tuaj me argëtimin të mirë gjatë rrugës.

Kudo që ju çon udhëtimi juaj, zbukurojeni atë me argëtimin e cilësisë më të lartë. Për këtë në dispozicion të shoferit të ardhshëm të Touareg është ekskluzivisht sistemi radio-navigacional në seri "RNS 850". Ekran i madh me prekje, kontroll zanor, hard-disk i instaluar, lexues DVD-je... Doni më shumë?

Përgatitja për telefonata me celular "Premium" përfshirë “Car-Net”, "Guide & Inform"

Me të dyja duart në timon, ju mund të telefononi i sigurt.

Qëndroni në kontakt edhe kur jeni në timon, nëse dëshironi. Me lidhjen telefonike në seri "Premium" ju mbani të dyja duart në timon dhe keni trafikun nën kontroll.

R-Line

Tregoni përse shërben sporti në "Sport Utility Vehicle".

Paketa R-Line "Exterieur"

Touareg është një atlet prej natyrës. Me paketën opsionale R-Line  "Exterieur", ju mund t'i jepni këtij sportiviteti dhe një pamje vizualisht edhe më të mrekullueshme.

Thekson vlerat e brendshme të një atleti.

Paketa R-Line "Interieur"

Touareg është një atlet prej natyrës. Me paketën opsionale R-Line  "Exterieur", ju mund t'i jepni këtij sportiviteti dhe një pamje vizualisht edhe më të mrekullueshme.

Gomat e rrotat

Touareg Goma tërësisht dimërore

Gomat e kompletuara nga pajisjet Volkswagen janë përcaktuar në mënyrë të përkryer për çdo model Volkswagen. Informohuni rreth ofertave tona aktuale për gomat e dimrit për Touareg.