Menu
Mbylle menunë
Start Video

Tani pranë partnerin tuaj të Volkswagen Touareg i ri.

 

SUV e një gjenerate të re.

Touareg i ri ka prezencë unike falë dizajnit të tij të thjeshtë e konfident. Karakteristikat teknike si pajisje opsionale, të tilla si stabilizimi elektromekanik i tronditjeve, IQ.Light - Fenerët me matricë LED si dhe Innovision Cockpit bën që komforti, drejtimi i automjeti dhe entuziazmi të kapin një nivel të ri.

Përsgjedhje pajisjesh

Botë stilesh

Çfarë ju pëlqen më shumë: pamja e këndshme high-tech, ngrohtësia e drurit dhe lëkurës, apo detajet sportive? Pak rëndësi ka se çfarë do të zgjidhni, me linjat luksoze të pajisjeve "Elegance", "Atmosphere" apo "R-Line", mund ta gjeni stilin tuaj.

Linja e pajisjeve "Elegance" Një estetikë tepër ekskluzive ju pret.

Touareg "Elegance": Eleganca e stilit takon dizajnin superior.

Linja e pajisjeve "Atmosphere" Përkëdhelni shqisat tuaja.

Touareg "Atmosphere" nuk bën asnjë kompromis për materialet elegante dhe komfortin e jashtëzakonshëm.

Linja e pajisjeve "R-Line" Paraqitu në mënyrë spikatëse dhe dinamike.

Touareg i ri hedh sfidë të re sportive. Me linjën e pajisjeve "R-Line" vihet re më qartë ky tipar karakteristik - brenda dhe jashtë.

Dizajni

Touareg vendos standarde të reja me dizajnin e ri ekspresiv dhe avantgard. Brenda bind me shumë opsione të dizajnit individual.

Touareg Augmented Reality Experience: Shkarkoni aplikacionin Touareg AR

Përjetoni Touareg-un e ri tani në shtëpi. Thjesht projektoni Touareg-un e ri në botën reale. Shkallë zmadhimi e vërtetë deri në madhësi origjinale.

Shkarkojeni në App Store

Deklarata e mbrojtjes së të dhënave Touareg AR App

Start Video
Start Video
Eksterieri

Eksterieri
Mësoni mënyra të reja.

Stili në një formë të re:Pjesa e përparme aktuale me një kofano të zgjatur, linja anësore të mprehta, drita të pasme LED spikatës - Touareg-u i ri kombinon SUV me elegancën dhe dinamizmin.

Më shumë

IQ. Light

IQ. Light - Fenerët me matricë drite LED
Sepse askush nuk e pëlqen verbimin.

Ndriçim jo verbues thuajse në të gjitha situatat: Opsionalët IQ. Light - Fenerë me matricë drite LED me kontroll dinamik "Dynamic Light Assist" bëjnë rrugën tuaj më të ndritshme dhe më të gjerë, pa ndikim tek përdoruesit e tjerë të rrugës.

Më shumë

 

Paketa "Black Style"

Paketa "Black Style"
Shtojini një theks spikatës të zi me paketën opsionale "Black Style" të dizajnit.

Bëni tërheqës Touareg-un tuaj "R-Line": me paketën e dizajnit "Black Style" mund të shtoni edhe më shumë ekspresivitet në pjesën e jashtme të automjetit tuaj.

Më shumë

 

Tavani panoramik

Tavani panoramik me ngritje/rrëshqitje me tavan panoramik në pjesën e pasme
Pamje e lirë për aventurë.

Tavani opsional panoramik me ngritje/rrëshqitje me tavan panoramik në pjesën e pasme jep një ndjesi mbresëlënëse të hapësirës dhe një atmosferë të këndshme ndriçimi brenda Touareg-ut tuaj. Ajri i freskët, pamja e papenguar e qiellit dhe ndjesia e lirisë së pakufizuar mund të vendosen lehtësisht me prekjen e një butoni.

Më shumë

 

Disqet

Disqet
Disqet janë ato që bien në sy. Janë dizajn që lëviz.

Touareg-u ka disqet e duhur për çdo shije: Nga dinamikë-sportivë në elegantë me stil - disqet përshtaten në mënyrë të përkryer me pamjen e jashtme të përgjithshme dhe kombinohet me performancën mbresëlënëse të Touareg-ut tuaj.

Më shumë

 

Dekor

Dekor
Çfarë lloj dekori dëshironi?

Atmosfera në interierin e Touareg-ut ndikohet fuqimisht nga dekor i brendshëm. Sipas kërkesës, mund të zgjidhni midis linjave të ndryshme të pajisjeve që i japin hapësirës së brendshme të automjetit tuaj edhe më shumë individualitet dhe personalitet.

Më shumë

 

Innovision Cockpit.

Innovision Cockpit është një nga karakteristikat kryesore të Touareg. Ekrani i gjerë dhe i lakuar me paraqitje të shkëlqyer ofron një orientim unik nga drejtuesi dhe një koncept operativ intuitiv pa butona. Zini vend në kroskotin e së ardhmes: Sipas kërkesës, drejtuesi i Touareg-ut ulet përpara një ekrani të madh të lakuar dhe komandon pamjen dixhitale nëpërmjet prekjes, gjesteve apo zërit.

Më shumë

Discover Premium
Digital Cockpit
Head-up-Display

Discover Premium
Shijoni sistemin e info-argëtimit në një dimension të ri.

Sistemi opsional i navigimit "Discover Premium" vjen me dimensione të reja: Me ekranin e madh me prekje 38 cm, mund të shfaqen më shumë informacione e të ofrohet një shumëllojshmëri funksionesh.

Digital Cockpit
Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.

Kroskoti opsional Digital Cockpit mund t'ju japë më tepër informacion sesa matësi i shpejtësisë, matësi i xhirove apo sasia e karburantit. Ju mund të përzgjidhni informacionet sipas dëshirave tuaja. Ekrani i madh dhe funksionet inovative ju japin më tepër informacion se kurrë më parë.

Head-up-Display
Sytë tuaj qëndrojnë tek rruga.

Sytë tuaj qëndrojnë tek rruga, por ju mund të shihni informacione të rëndësishme për automjetin. Pajisja opsionale Head-up-Display projekton informacionin për matësin e shpejtësisë dhe navigimin si dhe asistencën e drejtuesit në xhamin e përparmë.

Komfori

Kërkoni komforin në një nivel tjetër. Në Touareg, qëndroni mbi rrugë, shijoni një hapësire të këndshme, funksionalitete praktike dhe teknologji inovative për përdorim të përditshëm.

Koncepti i hapësirës

Koncepti i hapësirës
Shijoni një hapësirë krejt të re.

Ju dhe pasagjerët tuaj do të ndihen komod, pasi Touareg plotëson dizajnin luksoz me funksionalitet të jashtëzakonshëm. Hapësira e gjerë e bagazhit dhe dera e pasme elektrike mundësojnë një fleksibilitet të jashtëzakonshëm me një faktor të lartë komforti për aktivitetet tuaja.

Më shumë

Ndriçimi i ambientit

Ndriçim i ambientit
Jepni ambientit të brendshëm ngjyrën tuaj të preferuar.

Kur bie errësira, Touareg kthehet në një ambient tepër komod. Arsyeja është drita e ambientit me ngjyrë të bardhë ose shumëngjyrëshe, sipas kërkesës suaj. Me 30 ngjyra, udhëtoni gjithmonë me ndriçimin që kërkoni për ambientin tuaj.

Më shumë

 

Ulëset ergoComfort

Ulëset ergoComfort
18 mënyrat e relaksimit.

Shijoni pak mirëqenie gjatë drejtimit të automjetit. Ulëset opsionale ergoComort për shoferin dhe pasagjerin e përparmë mund të pajisen me funksionin e masazhit, sipas kërkesës suaj. Programe të ndryshme ndihmojnë shpinën tuaj të çtensionohet. Qëndroni në formë, edhe pas disa orëve mbas timonit.

Më shumë

 

Ndihma në mbylljen e dyerve

Ndihma në mbylljen e dyerve
Përplasja e dyerve i përket të shkuarës.

Në hapësira të ngushta të parkimit nuk mund të merrni fuqinë e mjaftueshme për të mbyllur derën e makinës në mënyrë të sigurt. Me asistencën opsionale të mbylljes së derës nuk keni nevojë për shumë energji, sepse dyert tërhiqen automatikisht dhe mbyllen kur janë të hapura.

Më shumë

 

Climatronic

Sistemi i ajrit të kondicionuar "Air Care Climatronic"
Sepse të gjithë kanë preferencat e tyre për temperaturën.

Cila është temperatura juaj e preferuar? Me sistemin standard të kondicionimit të ajrit, "Air Care Climatronic" me filtër alergjen, drejtuesi dhe pasagjeri mund të caktojnë konfigurimet e tyre në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. "Climatronic" opsional me 4 zona merr gjithashtu parasysh nevojat e ndryshme të udhëtarëve në ulësen e pasme.

Më shumë

 

Easy Open dhe Easy Close

Easy Open/Easy Close
Mundësi krejtësisht të reja hapen për ju.

Asnjë dorë të lirë? Funksioni opsional "Easy Open" ju lejon të hapni derën e pasme pa pasur nevojë të lironi duart. Dhe në sajë të "Easy Close" mjafton të shtypni një buton për të mbyllur derën e bagazhit.

Më shumë

 

Start Video

Sistemet ­ e asistencës

Touareg bind edhe sa i përket teknologjisë. Pasi vjen me sistemet inovative të asistencës së drejtuesit, shumë prej të cilëve përdoren për herë të parë në një Volkswagen.

Sistemet ­ e asistencës

Asistenca opsionale e të parit natën

Kthim prapa

Shihni çfarë ka në errësirë.

Pajisjet e të parit natën mund t’i njihni nga filmat me spiunazh. Tani mund ta keni një të tillë në makinën tuaj. Rrezet e asistencës opsionale të të parit natën të Touareg-ut tuaj mund t’ju ofrojnë imazhe termike të mjedisit njerëzor dhe shtazor në kroskot.

Sistemi i mbrojtjes proaktive të pasagjerëve

Kthim prapa

Ju mbron nga të gjitha anët.

Për mbrojtjen tuaj dhe të pasagjerëve tuaj, mund të siguroheni nëpërmjet sistemit opsional proaktiv të mbrojtjes së pasagjerit nga të gjitha anët. Nëse vërehet një rrezik përplasjeje, automatikisht merren masa mbrojtëse të tilla si shtrëngimi i rripave, drejtimi i sediljeve dhe mbyllja e xhamave dhe tavanit panoramik.

Park Assist

Kthim prapa

Parkim me delikatesë

Me "Park Assist" manovroni të relaksuar në vendin e dëshiruar të parkimit. Ju shtypni vetëm gazin dhe frenat, pjesën tjetër e bën sistemi, brenda kufijve.

Asistenti në trafik

Kthim prapa

Mbështetja për trafikun ec-e-ndalo.

Mbështetja për trafikun ec-e-ndalo.
Asistenti opsional në trafik mund të lehtësojë shoferin në trafikun ec-e-ndalo, brenda kufijve të sistemit, duke shmangur bllokimin e trafikut.

ACC

Kthim prapa

Kontrolli automatik i distancës ACC me kontrollin e parashikuar të shpejtësisë mund t'ju ndihmojë të ruani një shpejtësi maksimale.

Udhëtoni në distancën më të mirë.
Një nga sistemet ndihmës më të dobishëm për drejtuesin: Rregullatori opsional automatik i distancës ACC me kontroll të parashikuar të shpejtësisë. Ju përcaktoni një shpejtësi maksimale dhe sistemi ju ndihmon, brenda kufijve të tij, për t’u siguruar që kjo shpejtësi të mos tejkalohet. Gjithashtu, brenda kufijve të sistemit, ruhet automatikisht një distancë minimale me automjetet përballë.

Asistenti i kryqëzimit

Kthim prapa

Sepse nuk mund të shihni nëpër cepat e rrugës.

Daljet konfuze dhe kryqëzimet me fushëpamje të kufizuar detyrojnë drejtuesin të "kërkojë me duar" rrugën. Me ndihmën e teknologjisë së radarëve, asistenti opsional i kryqëzimit, brenda kufijve të sistemit, ju ndihmon të shikoni nëpër cepa. Kështu, sistemi mund t'ju ndihmojë të zbuloni kalimin e automjeteve apo këmbësorëve në një fazë të hershme.

Përvojë drejtimi

Ju pëlqen të drejtoni automjetin në rrugë të shtruara apo të pashtruara, teknologjitë e reja i japin Touareg-ut karakteristika të jashtëzakonshme drejtimi.

Start Video

Falë kthimit të të gjitha rrotave më shumë stabilitet dhe manovrueshmëri njëkohësisht.

Kthimi me të gjitha rrotat

Në momentin e kthimit të rrotave të përparme dhe ato të pasme, mund të bëhet një hark i vogël kthimi. Kjo teknologji që bën makinën jashtëzakonisht të manovrueshme dhe rrit stabilitetin e drejtimit.

Më shumë

Kështu nuk do të tronditeni më.

Stabilizimi aktiv elektromekanik i tronditjeve

Dëshironi të merrni kthesat në mënyrë më sportive? Stabilizimi aktiv opsional elektromekanik i tronditjeve zbut lëkundjet anësore dhe tendencën për t'u anuar. Rezultati: karakteristika mahnitëse drejtimi dinamik.

Më shumë

Gjithmonë në lartësinë e duhur.

Suspensioni me ajër

Që kënaqësia e ngarjes të mos marrë tronditje, Touareg-un mund ta pajisni me suspension ajri mjaft komod, me kërkesën tuaj. Ai përshtat lartësinë e karrocerisë me terrenin përkatës.

Më shumë

Gjithashtu pushtoni Terrenin e vështirë.

Paketa Offroad

Me paketën opsionale Offroad, Touareg-u juaj është i përgatitur edhe për përdorim më të ashpër në terren të vështirë: nga mbrojtja ndaj gurëve tek përzgjedhja e avancuar e profilit të ecjes, për të lëvizur me vetëbesim në një larmi terrenesh.

Më shumë

Info-argëtimi

Në Touareg-un e ri jeni të lidhur në mënyrë optimale. Shijoni zbavitjen ashtu si dëshironi - me Surround-Sound superior sipas kërkesave tuaja. Radioja, navigimi dhe funksionet e drejtimit janë lehtësisht të përdorshme, ndonjëherë, edhe me anë të gjesteve.

Apple Music
Always on
Sistemi i navigimit
Car-Net
Telefonia
Dynaudio
App-Connect & Media Control

Apple Music
Shijoni Apple Music deri në 6 muaj falas1.

Volkswagen Car-Net tani ju ofron më shumë avantazhe: Ju presin deri në 6 muaj Apple Music - një përzgjedhje prej më shumë se 50 milionë këngësh që mund t’i shijoni në iPhone ose smartfonin tuaj Android, si dhe në kompjuterin tuaj, apo përmes CarPlay në Volkswagen tuaj. Avantazhe të shumta, si radioja Liveradio Beats 1, informacione kulturore të përditësuara dhe Content ekskluziv - të transmetuara direkt ose offline, por gjithmonë pa ndërprerje reklamash.

Always on
Gjithmonë në humor të mirë.

Në Touareg jeni online. Një kartë eSIM e instaluar në mënyrë të përhershme siguron qasjen tuaj në internet dhe në botën e shërbimeve online nëpërmjet Car-Net. Pra, qëndroni të informuar dhe argëtohuni nonstop.

Sisteme navigimi
Navigimi mund të jetë shumë i rehatshëm.

Sistemi standard i navigimit "Discover Pro" me ekran të madh xhami me prekje lë shumë pak dëshira të paplotësuara. Përveç kësaj, Touareg ofrohet në mënyrë opsionale me "Discover Premium", që së bashku me Digital Cockpit, një ekran i lakuar e i drejtuar nga shoferi, si dhe me një koncept të ri intuitiv kontrolli dixhitalizojnë kroskotin plotësisht.

Car-Net
Bota e lidhur e Car-Net është e hapur për ju.

Shërbimet celulare online në makinë do të jenë së shpejti për ju po aq të domosdoshme sa smartfoni në jetën e përditshme. Lidhja dixhitale përmirëson navigimin e komunikimin, ju ndihmon të kurseni kohë duke mbajtur informacionin e përditësuar dhe siguron ndihmë të shpejtë kur është e nevojshme.

Telefonia
Ju lehtëson komunikimin.

Jepini fund malit me kabllo në automjet. Ndërfaqja telefonike "Business" e telefonisë vjen me kapje të fortë valësh dhe aftësinë për të karikuar induktivisht smartfonët.

Dynaudio
Zbuloni gjatë udhëtimit botë tingujsh.

Tonet më të lartë për Touareg. Por edhe basi më i thellë. Sipas dëshirës, një tingull fantastik 7.1 Dolby-Surround nga DYNAUDIO ju shoqëron me 14 altoparlantë që koordinohen mënyrë të përkryer me tingullin ambiental të automjetit.

App-Connect & Media Control
Ekzistojnë gjithashtu aplikacione për Touareg-un tuaj.

Në Touareg, në sajë të App-Connect, mund të lidhni smartfonin tuaj me sistemin e info-argëtimit dhe të përdorni një mori aplikacionesh gjatë ngarjes së automjetit. Volkswagen Media Control u lejon pasagjerëve tuaj të përcaktojnë programin nëpërmjet pajisjes celulare.

Infomaterial për Touareg

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team