Gjithmonë në humor të mirë.

Nuk keni nevojë për smartfonin tuaj në makinë për t'u lidhur me internetin. Në Touareg, një kartë e integruar eSIM thjeshton përdorimin e shërbimeve online dhe radios në internet.

Për shembull, me "connected Radio" do të dëgjoni stacionin tuaj të preferuar të radios edhe nëse dilni nga zona e mbulimit me valë. Ky funksion "radio hibride" mund të kalojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndërprerje nga marrja e valëve tokësore në internet.

Falë "Always on" informacionet e fundit të trafikut mund të merren nga interneti. Bazuar në këto parashikime, mund të merrni sugjerime për rrugën në bazë të trafikut për të arritur më shpejt në destinacionin tuaj.

Një tjetër avantazh: Softueri është gjithmonë i përditësuar, sepse përditësimet e hartës dhe të pajisjeve mund të merren nëpërmjet internetit. Pra, nuk duhet të shkoni në servis ose apo t'i përditësoni manualisht.

Mbyllur