Interneti dhe lidhja dixhitale janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, prandaj pse t'i shmangni në automjet? Shërbimet celulare online Car-Net janë të disponueshme si standard në Touareg.
Me Car-Net jeni të informuar më mirë dhe më shpejt. Aktivizoni leximin me zë të lartë të lajmeve që ju interesojnë teksa jeni duke ngarë automjetin. Arrini të qetë në destinacionin tuaj duke ndjekur itinerarin e përshtatur me situatën aktuale të trafikut. Dhe së fundmi, mos humbni kohë duke kërkuar vendparkim teksa udhëzoheni për një vendparkim të lirë në një parking privat ose publik në destinacionin tuaj.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin