Për herë të parë në një Volkswagen, grupi i instrumenteve dixhitale të kontrollit, i ashtuquajturi Digital Cockpit, së bashku me ekranin e sistemit të info-argëtimit, vendosen prapa një paneli xhami të lakuar ("ekran i lakuar"): Innovision Cockpit i orientuar drejt shoferit. Mundësia e kontrollit nëpërmjet prekjes, zërit dhe gjesteve siguron lehtësinë maksimale të përdorimit, duke eliminuar nevojën për rrotullat mekanike, çelësat dhe butonat. Zona e madhe e ekranit përdoret për të shfaqur shumë funksione me grafikë tërheqës dhe me animime. Në pamjen kryesore mund të vendosni foton tuaj dhe funksionet e preferuara. Mund të zmadhoni disa pamje, gjë e cila nuk është e mundur me spidometrat apo ekranet tradicionalë.
Në mënyrë specifike, Innovision Cockpit konsiston në Digital Cockpit, sistemin e info-argëtimit "Discover Premium", ndërfaqen telefonike "Business" me funksionin e karikimit induktiv për smartfonin tuaj dhe 4 porta USB. I integruar është sistemi Car-Net me App-Connect, me anë të të cilit mund të transferoni aplikacionet e smartfonit në ekranin e madh me prekje. Tre sistemet kryesore të suportuar: MirrorLink®, Apple CarPlay™ dhe Android Auto™. Krahas kësaj, pasagjerët mund të konfigurojnë sistemin e info-argëtimit nëpërmjet tabletit apo smartfonit ndërsa ju drejtoni automjetin. Kështu, falë "Volkswagen Media Control", është e mundur të përcaktoni programin e muzikës nga ulësja e pasme, apo të kontrolloni sistemin e navigimit nga ulësja e pasagjerit para. Për karikimin e pajisjeve celulare dhe transmetimin e të dhënave, keni në dispozicion porta USB-je në pjesën e përparme dhe atë të pasme.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin