Distancë e largët apo e afërt, rrugë me kthesa apo autostradë: Me ulëset opsionale
ergoComfort, uleni mirë dhe të relaksuar. Ulëset e shoferit dhe pasagjerit para
përshtaten individualisht me trupin e tyre në 18 profile të ndryshme. Krahas
rregullimit elektrik evident të gjatësisë, lartësisë dhe përkuljes, është i
mundshëm edhe konfigurimi elektrik i pushimit të këmbës e konfigurimi pneumatik i
ndenjëses e mbështetëses së shpinës. Një mbështetje lumbare e përshtatur
pneumatikisht ndihmon për relaksimin e muskujve të shpinës.Meqenëse ulëset mund të
ngrohen, nuk sakrifikoni komfortin dhe relaksin edhe në stinën e ftohtë.
Krahas kësaj, funksioni opsional i masazhit ofron tetë programe të ndryshme për të
çtendosur, aktivizuar dhe forcuar muskujt tuaj. Fërkim, pingpong apo valë: Çfarë ju
bën të ndiheni mirë? Me nivelet e ngrohjes shtesë, çdo udhëtim kthehet në një
trajtim kompakt për mirëqenien tuaj.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin