VW Touareg: ACC & Front Assist

 Kur ndodheni në trafik, ndjeheni më i sigurt kur ka distancë të mjaftueshme me automjetin para. Rregullatori automatik i distancës ACC do t'ju ndihmojë për këtë. 

ACC mat distancën dhe shpejtësinë e automjeteve para. Në rresht dhe në bllokim nga trafiku, sistemi ngadalëson Touareg-un tuaj deri në qëndrim të plotë. Sistemi mund të ndalojë makinën tuaj në distancë të automjetit përpara, në bazë të kufijve të saj, me një shpejtësi deri në 210 km/h.

Ndonjëherë ndodh diçka e papritur, prandaj një frenim emergjent është i nevojshëm. Në raste të tilla vjen në ndihmë sistemi opsional i monitorimit  Front Assist, përfshirë funksionin e frenimit emergjent "City". Nëse zbulohet një situatë kritike për përplasje brenda kufijve të sistemit, Front Assist paralajmëron shoferin akustikisht e vizualisht dhe përgatit një frenim emergjence. Në rast se situata nuk është ende nën kontroll, sistemi aktivizon automatikisht frenimin, për të ulur shpejtësinë e përplasjes. Edhe gjatë frenimit të vërtetë, Front Assist ndihmon shoferin dhe kujdeset, aty ku është e nevojshme, për të shfrytëzuar fuqinë maksimale të frenimit.

Funksioni i frenimit në rast nevoje "City"  është një avancim i sistemit Front Assist, i cili ndihmon së tepërmi në trafikun ec-e-ndalo në qytet. Sistemi frenon automatikisht para pengesave dhe mund të ndihmojë për të zbutur pasojat e përplasjes apo në raste ideale t'i shmangë ato.

Mbyllur