VW Touareg: Area View

Me funksionin opsional në dispozicion  "Area View" ju do të keni në fushëpamjen tuaj një panoramë të gjerë të ofruar nga kamerat. Katër kamera transmetojnë të dhëna të dobishme në ekranin e sistemit tuaj infotainment. Kështu keni mundësi për të parë rrugët të cilat janë në një pozicion të dobët, jo mirë të menaxhueshëm. Ju mund të shikoni me saktësi një rimorkio ose pengesa rreth e mbrapa makinës. Opsioni "Area View" është shumë i dobishëm sidomos nëse keni shumë pak hapësirë për të manovruar, sepse ju mund të shihni të gjitha anët e Volkswagen-it tuaj.

Me anë të bashkimit të katër kamerave, arrihet një pamje e mirëllogaritur nga sistemi 3-D-Birdview. Kjo ju tregon në fushën e kufizuar të kamerave se çfarë ndodh rreth makinës tuaj. Sidomos në terrene të thyera është një avantazh i madh për t'u orientuar.

Mbyllur