VW Touareg: Kamera e pasme "Rear View"

 

Kamera e pasme opsionale "Rear View", brenda kufijve të sistemit, bën të mundur kontrollin e mjetit edhe në ecjet mbrapsht. Në ekranin e sistemit tuaj infotainment, kamerat do të shfaqin imazhet pas automjetit. Kështu, ju mund të zbuloni pengesat, të cilat përndryshe do të kishin mbetur të fshehura. Rear View ju tregon gjithashtu linjat ndihmëse në ekran, për t'ju ndihmuar në vlerësimin e  saktë të distancës. Ndër të tjera, shenjat përkatëse të korsisë ju tregojnë se cilin drejtim do të marrë Volkswagen-i juaj sipas pozicionit të timonit. Kjo jo vetëm që e bën parkimin më të lehtë, por lehtëson edhe bashkimin e një rimorkioje.

Mbyllur