VW Touareg: Paketa R-Line "Interieur"

Paketa R-Line "Interieur" e Touareg  duket atletike dhe ndjehet në këtë mënyrë. Për këtë, ndër të tjera, kujdeset timoni multifunksional prej lëkure bashkë me sinjalet me logo të integruar R-Line. Dekori "Silver Lane" i panelit instrumental, veshja e derës dhe konsola qendrore i japin hapësirës së brendshme një stil sportiv. Këtu përmendim edhe pragun hyrës me logon R-Line si dhe pedalet, të dyja në çelik inoks, si dhe hapësirën e këmbëve. Ndenjëset opsionale R-Line me 14 mënyra rregullimi të qëndisura me logon R-Line në pjesën e kokës para, sigurojnë mbështetje të shkëlqyer anësore për stilin dinamik të ecjes dhe rehati në udhëtimet e gjata. Nga ana tjetër, sipas dëshirës janë në dispozicion materiali me dy ngjyra lëkure Nappa ose një kombinim lëkure Nappa/Alcantara.

Mbyllur