VW Touareg: RNS 850

 Touareg është bërë për rrugë dhe shumë më tepër se kaq. Sistemi standard i navigimit, në dispozicion vetëm për Touareg "RNS 850", ju çon pothuajse kudo. Harta 3D, Citymaps 3D dhe Landmarks 3D janë udhëzues të shkëlqyer, të plotësuar nga modeli plastik, që lehtëson vlerësimin e pjerrësisë dhe lartësisë. Treguesi i intergruar për paralajmërim trafiku, si dhe shfaqja e kufijve të shpejtësisë ju mbajnë të lidhur me zhvillimet aktuale në rrugë. Dhe për navigimin, mund të kontrollohen të dhënat e ruajtura për destinacionet në telefonin celular. Kontrolli i përshtatshëm zanor lejon gjetjen me shumë lehtësi të destinacionit të dëshiruar gjatë rrugës.

Përveç kësaj, RNS 850 ofron argëtim të mirë, sepse është e pajisur me një ekran me ngjyra 20 cm, me prekje, kontroll zanor dhe dy lexues të integruar të kartës SD, secili me deri në 32 GB kapacitet. Ndryshues DVD-sh për gjashtë DVD në pjesën e bagazhit jo vetëm luan muzikë në formatet MP3 dhe  AAC, por është i përshtatshëm me ekranin bujar për shikimin e filmave në automjet në formatin AVI. Me radion dixhitale, ju përfitoni në mënyrë të konsiderueshme më shumë programe, radio pa ndërprerje dhe një cilësi fantastike tingulli me një fuqi prej 4 x 20 vat . 60 GB hard-disk, përveç të dhënave në hartë për navigacion, janë në dispozicion edhe 18 GB për dosjen tuaj muzikore.

Mbyllur