VW Touran: 7 ndenjëse 

 

Hipni, ju lutem: Në Touran, grupi mund të jetë edhe më i madh. Si pjesë standarde, makina ka deri në pesë ndenjëse të rehatshme individuale, po në mënyrë opsionale mund të shijoni kënaqësinë e përdorimit të një radhe të tretë ndenjësesh për dy pasagjerët të tjerë të mëdhenj ose të vegjël. Pasagjerët në rreshtin e tretë mund të hyjnë shumë rehat në ndenjëset e tyre në Touran. Falë opsionit Easy Entry kjo është e mundur: Ndenjëset anësore të rreshtin e dytë mund të palosen dhe të zhvendosen lehtësisht përpara. Falë mbajtëseve ISOFIX në të gjitha ndenjëset e rreshtit të dytë dhe të tretë, ju mund të vendosni të sigurt deri në pesë fëmijë në Touran. Dhe sinjali i rripit të sigurimit për të gjitha ndenjëset  ju jep informacion nëse të gjithë pasagjerët janë siguruar me të.

Mbyllur