VW Touran: ACC & Front Assist

Kur ndodheni në trafik, ndjeheni më i sigurt kur ka distancë të mjaftueshme me automjetin para. Rregullatori automatik i distancës ACC do t'ju ndihmojë për këtë. ACC mat distancën dhe shpejtësinë e automjeteve para. Në rresht dhe në bllokim nga trafiku, sistemi ngadalëson Volkswagen-in tuaj në bashkëpunim me kutinë opsionale të shpejtësisë DSG deri në qëndrim të plotë dhe riniset përsëri brenda një kohe të shkurtër, edhe njëherë në mënyrë automatike. Sistemi mund të ndalojë makinën tuaj në distancë të automjetit përpara, në bazë të kufijve të saj, me një shpejtësi deri në 210 km/h.

Ndonjëherë ndodh diçka e papritur, prandaj një frenim emergjent është i nevojshëm. Në raste të tilla vjen në ndihmë sistemi opsional i monitorimit  Front Assist, përfshirë funksionin e frenimit emergjent "City". Nëse zbulohet një situatë kritike për përplasje brenda kufijve të sistemit, Front Assist paralajmëron shoferin akustikisht e vizualisht dhe përgatit një frenim emergjence. Në rast se situata nuk është ende nën kontroll, sistemi aktivizon automatikisht frenimin, për të ulur shpejtësinë e përplasjes. Edhe gjatë frenimit të vërtetë, Front Assist ndihmon shoferin dhe kujdeset, aty ku është e nevojshme, për të shfrytëzuar fuqinë maksimale të frenimit.

Funksioni i frenimit në rast nevoje "City"  është një avancim i sistemit Front Assist. Me një shpejtësi nga 5 deri në 30 km/h, sistemi mund të reagojë me frenim emergjent në moment të fundit para një përplasjeje.

Mbyllur