VW Touran: App-Connect

Në sajë të sistemit opsional App-Connect¹, është e mundur që të përdorni në celularin iPhone™ ose Smartphone, përmbajtje dhe aplikacione, ndërsa ecni rehatshëm me makinë. Të dhënat mund të  transmetohen në ekranin e sistemit infotainment dhe mund të shfaqen lehtësisht në fushëpamjen e shoferit duke përdorur ekranin me prekje. Për të shmangur devijime, gjatë ecjes mund të shfaqen dhe të përdoren vetëm aplikacione App-Connect¹ si Think Blue. Trainer., Shared Audio, Drive & Track ose My Guide. Aplikacione pa referencë të drejtpërdrejtë në automjet, si shërbimet e radios me internet ose shërbimet e lajmeve, gjithashtu mund të përdoren. Volkswagen ofron tre opsione për lidhjen e celularit inteligjent me shumë opsione: Mirror Link ™, CarPlay ™ të Apple dhe  AndroidAuto ™  të Google.

 

 

1) Është në dispozicionin tuaj vetëm duke u lidhur me sistemin e radios "Composition Media" ose sistemet e navigimit "Discover Media". App Connect përfshin teknologjinë MirrorLink™, CarPlay™ dhe Android Auto™. Disponueshmëria e këtyre teknologjive mund të ndryshojë në varësi të vendit. Tani App-Connect mund të funksionojë në shumë telefona celularë dhe Volkswagen bashkëpunon ngushtë me prodhuesit e mëdhenj të celularëve inteligjent me qëllim avancimin e teknologjisë App-Connect. Informacione aktuale në lidhje me përputhshmërinë e telefonave të rinj dhe atyre aktualë në treg, mund të gjeni në adresën www. wolkswagen.com/car-net¹.

Me anë të App Connect, aplikacione të ndryshme në varësi të teknologjisë, mund të pasqyrohen nga telefoni juaj inteligjent në ekranin e konsolës qendrore  të Volkswagen-it tuaj. Kështu, me anë të prekjes të sistemit navigacional mund të përdoren aplikacione të dobishme të Volkswagen. Në varësi të aplikacionit dhe teknologjisë mundësohet gjithashtu kontrolli zanor.

Mbyllur