VW Touran: Frena kundër përplasjes së shumëfishtë

 

E kishit menduar ndonjëherë? 22% e të gjitha aksidenteve që përfshijnë lëndime në persona, janë përplasje të shumëfishta. Për të shmangur këtë, Volkswagen ka zhvilluar një sistem inovativ: frena kundër përplasjes së shumëfishtë. Ajo është pjesë e sistemit integral të sigurisë dhe automatikisht, brenda kufijve të sistemit, pas një përplasje bën të mundur frenimin. Përplasjet e njëpasnjëshme mund të parandalohen. Frenat kundër përplasjes së shumëfishtë janë aktive kur dy sensorë të pavarur nga njëri-tjetri detektojnë një aksident. Në këtë rast, automjeti frenohet. Shoferi mund të marrë përsëri kontrollin e automjetit në çdo kohë.

Mbyllur