VW Touran: Ndenjëse ergo¬Active

 

Me ndenjëset opsionale ergoActive me 14 mënyra komandimi, ju vendosni për një qëndrim sportiv dhe njëkohësisht të rehatshëm. Ndenjësja ergoActive është në dispozicion si ndenjëse për shoferin ose për pasagjerin para dhe e pajisur me një strukturë solide bazë, të kujdesshme për shpinën. Përveç kësaj, ndenjësja është më ngrohje dhe mund të ngrihet manualisht. Gjithashtu thellësia e ndenjëses dhe këndi i përkuljes mund të ndryshohen në mënyrë individuale. Një mbështetje elektrike për mesin me funksion masazhi siguron relaks dhe rehati optimale. Ndenjësja ergoActive mund të kontribuojë edhe për të shmangur probleme të shpinës, si dhe për të ofruar rehati gjatë udhëtimit. Për këtë arsye, asaj iu akordua vula e pavarur "Testuar e Rekomanduar" më 8 dhjetor 2011 nga fushata për një shpinë të shëndetshme, e cila teston produktet miqësore me shpinën.

Mbyllur