VW Touran: R-Line

 Touran me paketën R-Line "Exterieur & Interieur" plotëson kërkesat e jetës familjare dhe të ofron një pamje sportive në të njëjtën kohë. Ku konsiston kjo? Le të fillojmë me para/prapakolpët specifikë. Të dy ofrohen në ngjyrën e automjetit dhe përfshijnë shiritat e kromuar, ndërkohë në parakolp janë integruar fryrëset e ajrit në ngjyrë të zezë me shkëlqim në nënshkrimin "C" para.

 

Gjithashtu në shkëlqim të zi janë edhe pragu dhe difuzori, të cilët janë në kontrast me marmitat e kromuara (në dispozicion nga 110 kW/150 KF). Dizajni dhe funksioni bashkojnë binarët në çati në ngjyrë argjend. Logot "R-Line" në panele anësore dhe dyert para si dhe grila e radiatorit shpjegojnë se pse makina familjare duket si atlet model.

 

Por jo vetëm nga jashtë theksohet pamja e tij atletike. Kur shkel brenda të bien në sy dhe detajet sportive: p.sh. pragu hyrës i përparmë dallues prej alumini me logon R-Line, si dhe pedalet dhe mbështetëset e këmbëve në çelik të lëmuar.  Timoni sportiv multifunksional prej lëkure me dekor alumini, logo R-Line dhe qepjet dekorative në gri kristal ofrojnë një vështrim sportiv për një ndjenjë sportive gjatë udhëtimit.

Mbyllur