VW Touran: Radio dhe navigim

 Jeni gati për koncertin e dëshiruar? Dy radiot dhe dy sistemet e navigimit janë në program si pjesë përbërëse e pajisjeve standarde dhe pjesërisht si opsionale. Ata ndryshojnë në numrin e altoparlantëve, në mënyrën e kontrollit e shfaqjes së tyre si dhe në mundësitë e lidhjes.

Në linjën Trendline dhe Comfortline, radion "Composition Colour" e përdorni me një ekran 12,7 cm me ngjyra, me prekje. Ajo lexon kartën SD, kap stacionet e radios FM/AM, ka një lidhje media AUX-IN për burimet e jashtme audio. Si shtesë ka edhe një lexues CD-je dhe tetë autoparlantët.

Tek Highline, radio "Composition Media" është pjesë e pajisjeve standarde. Ajo përmban të gjitha lidhjet e modeleve të përmendura më lart, plus një lexues MP3 dhe CD-je dhe një lidhje Bluetooth për telefonat celularë. Për më tepër, është veçanërisht e përshtatshme për t'u përdorur për shkak të ekranit me ngjyra, me prekje, në një madhësi prej 16,5 cm.

Sistemi është i pajisur me sensor të dobishëm afrimi: Nëse një gisht afrohet në panelin e ekranit, fusha zmadhohet në mënyrë të dukshme. Kështu, operimi është edhe më i thjeshtë dhe më i lehtë.

Sistemi opsional navigacional "Discover Media" ka gjithashtu një ekran 16,5 cm me ngjyra, me prekje për të gjitha variantet e pajisjeve. Pajisje të tjera: tetë altoparlantë, radio FM/AM, lexues CD-je në formatet MP3, AAC dhe WMA, dy kartë memorie SD, lidhje AUX-IN dhe  USB, përdorim të telefonit me anë të Bluetooth.

Nëse doni më shumë: Sistemi navigacional "Discover Pro" është sistemi infotainment për më ambiciozët. Ai ofron një ekran 20,3 cm të gjerë, paraqitje të qartë të hartave në 3D dhe një memorie të brendshme. Sistemi i kontrollit të zërit i përgjigjet emërtimit të vendeve e rrugëve dhe të llogarit rrugën sipas udhëzimeve. Përveç kësaj, me anë të sistemit, kemi edhe me shumë rehati për telefonatat: Telefonatat pa duar falë teknologjisë Bluetooth janë shumë të rehatshme.

 

 

Mbyllur