VW Touran: Sistemi i ajrit të kondicionuar "Pure Air Climatronic"

 Sistemi i ajrit të kondicionuar "Pure Air Climatronic" (standard për Highline) me kontrollin e temperaturës në 3 zona, si shoferi, pasagjeri para, por edhe pasagjerët në ndenjësen e pasme mund të rregullojnë në mënyrë të pavarur temperaturën individualisht dhe plot rehati. Elementët shtesë të kontrollit i lejojnë pasagjerët në ndenjëset e pasme të rregullojnë ngrohjen, furnizimin dhe shpërndarjen me ajër. Mënyra indirekte e ventilimit para kontribuon masivisht në hyrjen e pandërprerë të ajrit. Kur marshi vendoset në indietro ose aktivizohen pastrueset e xhamit, Climatronic automatikisht ndez sistemin e qarkullimit të ajrit. Në këtë mënyrë pengohet hyrja e aromave nga jashtë.

Jo të gjithë komponentët e ajrit të jashtëm janë të dëshiruar në makinë. Prandaj, Pure Air Climatronic ka një filtër alergen karboni aktiv, si dhe një sensor të cilësisë së ajrit për të monitoruar cilësinë. Përveç kësaj, shoferi mund të zgjedhë mes profileve të ndryshme të klimës, të cilat ndikojnë në kontrollin inteligjent elektronik të "Pure Air Climatronic": P.sh., në se një i mitur është në bord, ju mund të vendosni për opsionin "Sanft", për të shmangur rrymat e ftohta. Praktik është fakti që sistemi i ajrit të kondicionuar mund të ftohtë edhe kroskotin, kështu ushqimet qëndrojnë të freskëta.

Mbyllur