VW up! Funksioni i frenimit City në rast emergjence 

 

Sidomos në trafikun ec-e-ndalo brenda në qytet, funksioni standard i frenimit City në rast emergjence është një benefit i vlefshëm. Në një shpejtësi prej rreth 5 deri 30 km/h, ai mund të sigurojë mbrojtje plotësisht automatike gjatë përplasjes. Për këtë, trafiku para dhe pengesat në një distancë deri në 10 metra mund të zbulohen me një sensor lazer. Pasi up! afrohet shumë tek automjeti para ose tek pengesa të tjera, pa ndërhyrë një reagim i shoferit, automjeti mund të frenojë automatikisht brenda kufijve të sistemit për të ulur shpejtësinë e një përplasje të mundshme. Përveç kësaj, ajo ndihmon shoferin gjatë frenimit, duke mundësuar automatikisht presionin tek frenimi. Kështu, funksioni i frenimit City në rast emergjence mund të ndihmojë për të zbutur pasojat e një aksidenti.

Mbyllur