Menu
Mbylle menunë

ID.3 i ri.

Këtu fillon e reja

ID.3 shënon fillimin e një epoke të re, dinamike në botën e mobilitetit elektrik. Performanca elektrizuese takon dizajnin avantgard dhe autonomitë e përditshme. Kjo, për njerëzit që janë në kërkim të ndryshimit. E ardhmja është gati. Hipni!

I pari - me shikim të parë:
edicioni special ekskluziv ID.3 1ST

Detajet ekskluzive të ID.3 1ST u tregojnë të gjithëve me shikim të parë se kush është i pari: Duke filluar me simbolin 1STdhe dizajnin dallues të trarëve të pasmë, përmes dorezës së timonit 1ST-1ST dhe pedaleve me dizajnin Play & Pause, deri tek mirëseardhja speciale në Welcome Screen  ky është edicioni juaj special, me të cilin, si klient i shërbimit tonë të karikimit We Charge, mund të furnizoheni me energji falas për vitin e parë në të gjithë Evropën.2

Nisuni në zbulim të ID.3 1ST

Vetëm pak hapa për ID.3 tuaj të ri

Kontigjenti i ID.3 1ST edicioni special i parë është shitur pas interesit të madh në Austri. Prandaj, kemi hedhur në treg modelin e rregullt në seri të ID.3 të ri. Thjesht zgjidhni një shitës të autorizuar dhe shkoni. 

Të gjitha pyetjet e përgjigjet mbi regjistrimin

Rezervoni tani ID.3 tuaj.

Siguroni një ID.3 të ri dhe merrni News & Updates për automjetet elektrike.

ID.3.Ju përshëndet. Ju elektrizon! Ju çon përpara

ID.Light

Shumë i zgjuar: koncepti inteligjent i ndriçimit

Bateria& Autonomia

Performancë e fuqishme. Karikimi i shpejtë.

Përshëndetje

ID.3 thotë "Përshëndetje". Me dritë.

Komforti

ID.Light

Shumë i zgjuar: koncepti inteligjent i ndriçimit

ID.Light komunikon vizualisht me ju dhe, në kombinim me sistemin opsional të navigimit, ju ndihmon të kaloni më i qetë trafikun. Rekomandon të ndryshoni korsi me drita dhe tregues drejtimi pulsues. Mund t'ju paralajmërojë dhe t'ju udhëzojë për të dalë nga situata nëse jeni në korsinë e gabuar. Nëse përdorni kontrollin zanor, do të merrni përgjigje përmes një sinjali drite për zërin tuaj. Sapo dilni nga ID.3 juaj, ID.Light ju thotë mirupafshim me një sinjal inteligjent drite.

AR Head-up-Display

Shikon të ardhmen në mënyrë të relaksuar. Dhe në rrugë.

Pajisja opsionale AR Head-up-Display AR transmeton informacione të dobishme direkt në fushëpamjen e xhamit para dhe ju ndihmon të jeni më të relaksuar në rrugë. Për shembull, ju tregon se ku të ktheheni ose cila korsi rekomandohet. Projeksioni mbi xham dhe ecja mbi asfalt duket se shkrihen në një. Për më shumë komfort në udhëtim çdo ditë.

Tavani panoramik

Mund të shihet: tavani panoramik

Tavani opsional panoramik prej xhami është vërtet tërheqës për syrin me sipërfaqen e madhe të xhamit që shtrihet pothuajse në të gjithë gjerësinë e tavanit Edhe më bukur: shikimi me sy të lirë i qiellit. Xhami i errësuar siguron gjithashtu temperaturë të këndshme, edhe në diell të fortë. 

Asistenti i zërit

Gjithçka nën kontroll. Në komandë.

shtypin butonat e komandimit gjatë udhëtimit. Mbani sytë në rrugë dhe kontrolloni p.sh. radion, sistemin opsional të navigimit ose telefonin tuaj lehtësisht nëpërmjet kontrollit intuitiv të zërit. Thoni vetëm "Përshëndetje ID." - dhe sistemi do t'ju kuptojë.

e-Teknologji

Bateritë dhe distanca

Performancë e fuqishme. Karikimi i shpejtë.

Udhëtoni të qetë në zyrë në mëngjes, çoni fëmijët në shkollë shpejt dhe kthehuni në mbrëmje - me një karikim baterie, praktikisht pa problem. Secila nga tri madhësitë e disponueshme të baterisë në ID.3 mund ta bëjë lehtësisht këtë.  Mund të zgjidhni midis 45 kWh, 58 kWh apo 77 kWh.

Përshpejtimi

Ndjesia e re e shpejtësisë

Mendoni se semaforët janë të bezdisshëm? Jo me ID.3! Tani e tutje, është vërtet kënaqësi të shihet çdo semafor si pikënisje e re dhe të vazhdoni rrugën. Jo më ndërrime marshe, jo më vonesa. Thjesht përshpejtim dinamik i qëndrueshëm me momente force të plota që në fillim. Ndjeni lëvizjen e së ardhmes dhe një lloj krejt të ri kënaqësie në ngarjen e automjetit duke qenë i mbështetur në sedilje. Modelet në seri vijnë në tri versione: me bateri nga 45 kWh4 Bateri deri 77 kWh4.

Karikimi

Përshpejton karikimin

Avantazhi i automjeteve elektrike: Karikimi është i mundur pothuajse kudo - në shtëpi me energjinë elektrike të shtëpisë, në Wallbox opsional, në parkingje me stacione karikimi, në shumë partnerë të Volkswagen dhe koncesionarë automjetesh, në shumë pika karburanti - dhe shumë mundësi shtohen çdo ditë. Kjo krijon një fleksibilitet krejt të ri për karikimin. Informacione më të detajuara mbi karikimin e gjeni  këtu

Bëni vetë një fotografi të ID.3

Dizajni

Përshëndetje

ID.3 thotë “Përshëndetje”. Me dritë.

ID.3 ju dallon kur afroheni nëpërmjet çelësit të automjetit në kombinim me sistemin opsional të mbylljes dhe nisjes "Keyless Advanced". Fenerët opsionalë plot stil me matricë LED, ndizen shkurtimisht sikur t'ju shkelin syrin, duke bërë që ID.3 të duket pothuajse njerëzor. ID.Light në interieri, ju bën të ndjeheni të mirëpritur. Në ndezje, ka një tingull të qetë që ju nxit ta nisni menjëherë. Sapo dilni nga ID.3 juaj, ID.Light ju përshëndet me një sinjal drite.

Jashtë

Më pak automjet. Më shumë ID.

Konfiguroni pamjen futuriste të ID.3: fenerët opsionalë me matricë LED, logoja e ridizenjuar Volkswagen dhe linja shtesë e dritës që shkon drejt logos nga të dyja anët. Futuriste fillon që në pjesën e përparme e përfundon në pjesën e pasme  - në formë të përkryer.

Brenda

Pra? Ju pëlqeu brenda?

Pamja tërësisht e re zgjerohet vizualisht në ambientin e brendshëm. Futurist, i rehatshëm dhe i mirorganizuar në të njëjtën kohë. Sediljet që të ftojnë të ulesh, hapësirë e bollshme për këmbët, mungesë e tunelit qendror dhe një ekran i madh me prekje kontribuojnë për këtë; krahas kësaj, ID.Light dhe ndriçimi i ambientit, që mund ta konfiguroni individualisht.

Ndriçimi i ambientit

Shumë e dukshme: ngjyra të këndshme, drejtim më i qetë.

Jepini më tepër personalitet ID.3 tuaj. Zgjidhni nga dhjetë ngjyra standarde të preferuara (opsioni me 30 ngjyra është i disponueshëm) dhe shkëlqeni butësisht ambientin e brendshëm. Ndër të tjerash, kroskotin, raftin e celularit (opsional) dhe dyert. Ndriçimi i ftohtë apo i ngrohtë - varet nga ju.

Më shumë për ID.3

ID.3 mahnit me pamjen e tij inteligjente e të fuqishme. Drejtuesin, pasagjerin dhe spektatorët.

ID.3 Karakteristikat

Jeni gati për lëvizje elektrike?

Aplikacioni i ri Volkswagen EV Check App

Shkarkoni në Google Play Store

Shkarkoni në App Store


Me aplikacionin tonë të ri Volkswagen EV Check, mund të analizoni sjelljen tuaj të drejtimit dhe ta dini nëse jeni gati për mobilitet elektrik - dhe cili automjet elektrik i Volkswagen ju përshtatet më shumë.

Profili juaj personal tregon se si do të ishte drejtimi i ID.3 të re, për shembull, sa larg mund ecni me të, sa kushton, ku ndodhet stacioni më i afërt i karikimit dhe sa kohë duhet për ta karikuar.

ID.3 mund të eksplorohet gjithashtu me aplikacion përmes realitetit të shtuar. Ngjan si Science-Fiction. Por sot, tashmë është një realitet. Thjesht provojeni.

Tek Google Play Store

Tek App Store

Idetë tona për mobilitetin tuaj

Për ta lehtësuar edhe më shumë mobilitetin elektrik në të ardhmen, kemi bashkuar ofertat më të mira për ID.3 tuaj.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team