Tiguan

Tiguan Risi emocionuese.

Të impresionon.

Onroad, offroad dhe online - Tiguani i ri ofron mundësi të ndryshme në çdo terren. Me teknologji moderne dhe cilësi të lartë, ai ju mbështet në çdo gjë që dëshironi. Si në pajisjet dinamiko-elegante të linjës "Highline" ashtu edhe tek ato më sportive, të linjës R-line, Tiguani i ri vazhdon të mbajë premtimet e përshtypjes së parë.

Galeria

Zbuloni Tiguanin e ri nga të gjitha këndvështrimet.

Zbuloni Tiguanin e ri nga të gjitha këndvështrimet.

Infotainment

Radio dhe navigim

Sa mirë kur mund të zgjedhësh vetë kopilotin.

Në makinën tuaj Volkswagen, e përcaktoni ju se çfarë do të ndodhë. Por ka dy radiostacione në zgjedhjen tuaj: me altoparlantë përkatës, teknologji të lehtë për t'u përdorur dhe shumë opsione lidhjesh. Ose merrni një nga dy sistemet opsionale të navigimit, të cilat nga ana multimediale nuk lënë asgjë për të dëshiruar.

Car-Net "Guide & Inform"

Mos udhëtoni më pa internet.

Në shumë fusha të jetës mund të jenë i dobishëm interneti, si p.sh. në makinë. Mbani për shembull informacion të përditësuar për të dhënat e trafikut. Kështu mund të planifikoni përpara ose të ndryshoni rrugën tuaj. Shërbimet opsionale online Car-Net "Guide informo¹ " ofrojnë edhe më shumë.

Car-Net App-Connect

Volkswagen juaj kthehet në një telefon inteligjent me rrota.

Telefoni inteligjent e bën jetën tuaj të përditshme më të lehtë në shumë raste. Me funksionin opsional Car-Net App Connect, ajo mund të jetë e dobishme edhe gjatë ecjes. Që të mos jeni të hutuar, përdorni aplikacionet e përputhshme nëpërmjet prekjes së sistemit tuaj infotainment.

Car-Net "Security & Service"

Mbështetje në rast emergjence. 

Gjendja e karburantit, kilometrazhi apo udhëzimet për kontrollin e ardhshëm: Me shërbimin opsional Car-Net "Security & Service"  mund të mbani shumë të dhëna lidhur me automjetin tuaj, lehtësisht nëpërmjet portalit web. Edhe kur jeni në timon shërbimet mund të jenë të dobishme.

Sistemet e sigurisë dhe sistemet ndihmëse

Euro NCAP

Vlerësim me pesë yje.

Tiguani i ri ka marrë nga organizata evropiane e pavarur për mbrojtjen e konsumatorit Euro NCAP vlerësim maksimal prej pesë yjesh. Gjenerata më e re e veturës më popullore ka kaluar kontrollet e sigurisë sipas standardeve të NCAP me vlerësimet më të larta dhe është një nga makinat më të sigurta në Evropë.

Pamje e mjedisit përreth "Area View"

Katër kamera ju tregojnë çfarë ndodh rrotull.

Kur dilni nga një hapësirë parkimi në qendër të qytetit apo gjatë manovrimit në një terren të vështirë, a nuk do të ishte mirë të kishit një fushë më të gjerë vështrimi rreth makinës tuaj? Sistemi opsional "Area View" me katër kamera e bën të mundur këtë.

Sistemi ndihmës i parkimit "Park Assist"

Besojani parkimin makinës suaj.

Edhe nëse jeni ndër të paktët që nuk e keni problem të manovroni në vende të ngushta, sistemi opsional ndihmës i parkimit "Park Assist" do t'ju frymëzojë  gjithsesi, sepse sistemi jo vetëm që zbulon hapësira të përshtatshme parkimi, por edhe ju drejton.

Sistemi ndihmës i rimorkios "Trailer Assist"

Kthejeni manovrimin me rimorkio në një lojë fëmijësh.

Gjatë manovrimi me rimorkio, makina juaj mund të marrë përsipër drejtimin për ju. Sistemi ndihmës i rimorkios opsional "Trailer Assist" ju heq kaq shumë punë.

 

 

Sistemi i paralajmërimit të daljes nga korsia "Lane Assist"

Ruani korsinë dhe fushëpamjen. 

Rrugë të zymta, korsi dhe vende të ngushta, të gjitha mund të dobësojnë përqendrimin në një rruge të gjatë. Sistemi standard i paralajmërimit të daljes nga korsia "Lane Assist" do t'ju ndihmojë për të vlerësuar më mirë këto situata dhe për të minimizuar rreziqet.

 

Efikasiteti

Fuqia e tërheqjes

Nëse ju duhet të lëvizni më shumë.

Keni ngarkesa që kërkojnë ecje me rimorkio? Me Tiguanin nuk është problem! Në sajë të sistemit bllokues opsional të rimorkios manuale, Tiguani tërheq ngarkesa deri në 2,5 ton.

 

Menaxhim aktiv i cilindrave ACT

Mos konsumoni më shumë nga sa është e nevojshme.

Me menaxhimin aktiv të cilindrave ACT, kur ka kërkesë të ulët të energjisë, dy nga katër cilindrat fiken, pa kompromentuar dinamikën e ecjes.

4MOTION Active Control

IVolkswagen përshtatet me stilin tuaj të ecjes. 

Tiguani jo vetëm të ofron përvoja të reja, por është vetë një e tillë. Në sajë të funksionit opsional 4MOTION  Active Control janë në dispozicionin tuaj parametra për terrene të ndryshme. Përveç kësaj, mund të zgjidhni opsionin Onroad në përzgjedhjen e profilit të ecjes nga pesë profile të ndryshme.

4MOTION

Mos e humbni forcën tërheqëse.

Nuk dëshironi të hiqni dorë nga një forcë tërheqëse e shkëlqyer në tokë të lagësht dhe me gunga? Në sajë të sistemit opsional inteligjent në dispozicion me katër rrota aktive  4MOTION , kjo është e mundur pothuajse kudo.

Komoditeti

Head-up-Display

Për të ruajtur një pamje të saktë. 

Funksioni opsional Head-up-Display ofron informata të rëndësishme në udhëtim të tilla si sinjalet në rrugë dhe udhëzimet e navigimit në fushëpamjen e menjëhershme të shoferit: direkt në xhamin ballor.

Active Info Display

Shikoni vetëm informacionet që dëshironi.

Në linjën Highline, sistemi instrumental inovativ në seri Active Info Display ofron, në sajë të profileve të shumëfishta, informacione të qarta dhe të arritshme në çdo kohë.

 

Siguri dhe komoditet

Në këtë makinë mund të ndjeheni si në shtëpi. 

Zini vendin tuaj në veturën e cila falë masave të shumta (edhe opsionale) të tilla si airbag, frenave kundër përplasjes së shumëfishtë, sistemit mbrojtës proaktiv për pasagjerët dhe sistemin e detektimit të lodhjes, të ofron një ndjenjë sigurie.

Çmimore