Kështu e-Golf-i juaj ju ndihmon gjatë ndryshimit të korsisë dhe daljes nga parkimi.

Nëse ju afrohet një automjet nga mbrapa e nuk është i dukshëm në pasqyrën anësore dhe në pasqyrën e kabinës, atëherë ai ndodhet në këndin e quajtur të verbër. Përpara ndryshimit të korsisë, pasqyra e kabinës dhe sensori opsional "Blind Spot" ju ndihmojnë. Mund t'ju paralajmërojnë kur ecni me shpejtësi 15 km/h¹, duke aktivizuar një dritë LED në pasqyrat e jashtme të e-Golf-in tuaj. Nëse përdorni ende sinjalin e kthesës, drita do të fillojë të pulsojë më fort e më shpejt, dhe do t'ju paralajmërojë për automjetin në këndin e verbër.

Në kombinim me asistentin e ruajtjes së korsisë "Lane Assist", sensori "Blind Spot" mund të paralajmërojë, brenda kufijve të tij, edhe me një ndërhyrje korrigjuese në timon përpara ndryshimit të korsisë. 

Nga ana tjetër, asistenti i parkimit ndihmon, brenda kufijve të sistemit, për daljen nga parkimi. Trafiku prapa automjetit monitorohet nga sensorët në prapakolp. Nëse një automjet tjetër, një çiklist apo një këmbësor ju afrohet, do të paralajmëroheni nëpërmjet një sinjali akustik dhe një grafik në sistemin e info-argëtimit. Nëse nuk reagoni në kohë, sistemi mund të zbusë pasojat e mundshme të një përplasjeje me anë të ndërhyrjes tek frenat ose, në rastin optimal, mund ta parandalojë atë.

**Prej datës 1 shtator 2017, disa automjete të reja miratohen sipas WLTP (World Harmonised Light Vehicle Test Procedure), procedurë testimi e harmonizuar në nivel botëror për automjetet e pasagjerëve dhe automjetet e lehta tregtare, një procedurë testimi më realiste për matjen e konsumit të karburantit dhe emetimet CO₂. Që prej datës 1 shtator 2018 WLTP ka zëvendësuar "Ciklin e ri Evropian të Drejtimit" (NEFZ). Për shkak të kushteve më reale të testimit, vlerat e konsumit të karburantit dhe të emetimeve CO₂ të matura sipas procedurës WLTP janë në shumë raste më të larta se ato të matura nga NEDC. Gjatë fazës së tranzicionit për tek WLTP, ligji e kërkon raportimin e vlerave të llogaritura sipas NEDC. Për sa u përket makinave të reja të cilat janë miratuar si modele sipas WLTP, vlerat NEDC llogariten nga vlerat WLTP. Taksat (p.sh. NoVA) dhe tarifat e tjera që lidhen me automjetin (sidomos kompensimet jomonetare), të cilat (gjithashtu) bazohen në vlerën e CO₂, llogariten në bazë të vlerës të CO₂ të rillogaritur sipas NEDC. Më shumë informacion mund ta gjeni në faqen www.volkswagen.at/wltp ose të kontaktoni një pikë shitje të autorizuar. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyll
Menu
Mbylle menunë

e-Golf

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team