Më mirë të informuar, më mirë mbërrini.

Orientim më i mirë, informacione më të përditësuara: Paketa e shërbimit Car-Net "Guide & Inform"* është në dispozicionin tuaj me sistemin opsional të navigimit "Discover Media" dhe ju ofron mundësi të reja që të përdorni avantazhet e internetit gjatë ngarjes së Volkswagen-it tuaj. &Nbsp; 

Përdorni të dhëna, aktualiteti i të cilave është vështirë të mposhtet. Për shembull, nëse diku ka një bllokim trafiku, ju e mësoni atë online pothuajse në kohë reale. Veçanërisht e rehatshme: Rruga juaj do të përshtatet automatikisht sipas rrethanave. Lëreni Car-Net të kërkojë se ku të qëndroni dhe të zbulojë restorante tërheqës të shumtë dhe pika interesi përgjatë itinerarit, falë kërkimit online të destinacioneve të veçanta. Mund të afishohet numri i vendparkimeve falas në hapësirat e parkimit, si dhe pikat e karburantit me informacione aktuale për çmimet. Dhe importimi online i destinacioneve ju mundëson të dërgoni lehtësisht destinacione navigimi në automjet nga zyra, shtëpia apo duke shkuar tek automjeti.

* Për përdorimin e Car-Net Guide & Inform është e nevojshme një marrëveshje e veçantë që duhet të lidhet me Volkswagen AG. Pas dorëzimit të automjetit, konsumatori ka 90 ditë kohë për të regjistruar automjetin në www.volkswagen.com/Car-Net. Nëse regjistroheni më vonë, kohëzgjatja e përdorimit falas zvogëlohet.

Përdorimi i shërbimeve celulare online "Car-Net "Guide & Inform" është i mundur vetëm me pajisjen opsionale Discover Media. Gjithashtu ju nevojitet një terminal interneti celular (p.sh. një smartfon) që ka aftësinë për të vepruar si WLAN-hotspot. Një zgjidhje alternative është USB-ja opsionale Car-Stick LTE në kombinim me sistemin e navigimit Discover Media që mundëson ndërtimin vlehtësisht të një lidhjeje me internetin për pajisjen tuaj të navigimit dhe një hotspot WLAN në automjet. Shërbimet e Car-Net janë të disponueshme vetëm me anë të një kontrate ekzistuese ose të veçantë telefonie celulare mes jush dhe ofruesit të telefonisë celulare, dhe vetëm në mbulimin e rrjetit përkatës celular. Nëpërmjet marrjes së paketave të të dhënave nga interneti, në varësi të planit tuaj tarifor dhe sidomos kur operoni jashtë shtetit, mund të aplikohen tarifa shtesë (p.sh. Tarifat roaming). Për shkak të volumit të të dhënave të gjeneruara nga përdorimi i shërbimeve Car-Net ju rekomandojmë fuqimisht një marrëveshje me çmime të sheshta me operatorin tuaj të shërbimit celular!

Disponueshmëria e shërbimeve Car-Net Guide & Inform mund të ndryshojnë në varësi të shtetit. Këto shërbime janë të disponueshme për periudhë përkatëse të kontratës të rënë dakord dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve të përmbajtjes përgjatë periudhës kontraktuale. Për më shumë informacion mbi Car-Net, vizitoni faqen www.volkswagen.com/Car-Net dhe kontaktoni partnerin tuaj të Volkswagen, për më shumë informacion në lidhje me kushtet e tarifave celulare kontaktoni operatorin tuaj të telefonisë celulare.

Përdorni aplikacionet tuaja edhe në T-Cross-in tuaj.

Car-Net App-Connect opsional ju lejon të lidhni lehtësisht smartfonin tuaj me sistemin opsional të radios "Composition Media" ose me sistemin opsional të navigimit "Discover Media". Në këtë mënyrë, aplikacionet e përzgjedhura mund të komandohen nga celulari juaj duke përdorur ekranin me prekje. Por avantazhi nuk është vetëm tek përdorimi i thjeshtë: Aplikacione të shumta mund të përpunojnë informacionin e dhënë nga automjeti për t'ju ofruar funksione të dobishme apo argëtuese shtesë.

Volkswagen ofron tri ndërfaqe për lidhjen e celularit inteligjent me shumë opsione: MirrorLink®, Android Auto™ nga Google dhe Apple CarPlay™. Në adresën www.volkswagen.at/mobiltelefon, mund të kontrolloni se cila nga këto teknologji përkon me smartfonin tuaj. Ju lutemi, vini re gjithashtu se disa aplikacione nuk ofrohen për secilën nga tri teknologjitë dhe disponueshmëria e këtyre teknologjive mund të ndryshojë nga shteti në shtet.

Lidhja e zgjuar me T-Cross-in tuaj: Volkswagen Connect.

Aplikacioni falas Volkswagen Connect ju siguron të gjitha të dhënat e rëndësishme të automjetit në kombinim me DataPlug* për një panoramë të përgjithshme të automjetit në smartfonin tuaj. Falë lidhjes dhe instalimit të thjeshtë me Bluetooth, Volkswagen Connect e shndërron shumë shpejt T-Cross-in tuaj në Connected Car dhe ofron gjithashtu një suplement funksional perfekt për Car-Net Guide & Inform.

Shihni informacione të tilla si kilometrazh, intervalet e ardhshme të shërbimit apo paralajmërimet aktuale e veprimet e rekomanduara në smartfonin tuaj në çdo kohë. Në rast avarie, mund të kontaktoni linjën telefonike 24-orëshe të Volkswagen në shtetin përkatës ose partnerin më të afërt të shërbimit Volkswagen direkt nga aplikacioni. Merrni një përmbledhje të udhëtimeve tuaja të fundit në regjistrin dixhital të udhëtimeve dhe kontrolloni kostot për udhëtim duke përdorur monitorin e serbatorit. Dhe në rrugët tuaja të përditshme do të fitoni pikë e trofe për edhe më shumë argëtim në lëvizje.

Më shumë funksione të tjera të Volkswagen Connect mund t'i gjeni në vwconnect.com.

* Dataplub është i disponueshëm pranë partnerit të Volkswagen. Për më shumë informacion mbi funksionet e aplikacionit, FAQ dhe kompatibilitetin me modelet e tjera nga viti 2008 e në vazhdim, vizitoni faqen vwconnect.com

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin

Mbyll
Mbylle menunë
Start Video

T-Cross i ri.

 

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team