Aty për ju. Me siguri.

Sistemi i telefonatave emergjente eCall.

Sistemi i telefonatave të emergjencës eCall ju mbështet në rast urgjence. Në fakt, në situatat emergjente, ndihma kërkohet automatikisht ose manualisht duke shtypur mbi një buton. Nëse Volkswagen-i juaj regjistron një aksident, eCall krijon automatikisht një lidhje me punonjësit e qendrës vendore të kontrollit të urgjencave (PSAP) dhe përcjell informacione të rëndësishme të përcaktuara brenda kufijve të sistemit (p.sh. pozicionin e saktë dhe informacion për automjetin) për të siguruar kujdes të shpejtë mjekësor. Sistemi i telefonatës emergjente eCall ju informon gjithmonë për gjendjen aktuale të telefonatës emergjente.

Shqisa e gjashtë standarde.

"Lane Assist".

Nga një shpejtësi prej 60 km/h, asistenti i ruajtjes së korsisë "Lane Assist" mund të zbulojë nëse automjeti po del në mënyrë të pavullnetshme nga korsia e tij.* Me një veprim korrigjues në timon, mund të tërheqë vëmendjen e drejtuesit për atë se çfarë po ndodh.*

 

* Brenda kufijve të sistemit. Drejtuesi duhet të jetë i gatshëm të tejkalojë sistemin e asistencës në çdo kohë dhe nuk çlirohet nga përgjegjësia për të drejtuar automjetin me kujdes.

Udhëtoni në distancën më të mirë.

"Front Assist" me funksionin e frenimit emergjent City dhe pikasjen e këmbësorëve.

 Sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist" me funksionin e frenimit emergjent City dhe pikasjen e këmbësorëve mund të ndihmojë për zbutjen e shkallës së aksidentit ose - në mënyrë ideale - ta shmangë atë.* Ai mund të pikasë këmbësorët dhe automjetet në rrugë dhe, kur këmbësorët e automjetet pikasen, njofton në kohë shoferin. Nëse nuk regjistrohet përgjigje, sistemi mund të fillojë frenimin emergjent.*

 

* Brenda kufijve të sistemit.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin

Mbyll
Menu
Mbylle menunë
Start Video

T-Cross i ri.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team