Një radio që e bën çdo udhëtim më gjallërues. Me muzikë apo informacione emocionuese.
Shtesa e navigimit për radion tuaj: Sistemi autodidakt i navigimit memorizon destinacionet e vizituara shpesh dhe itineraret e preferuar. Edhe pa vendosur destinacionin tuaj, sistemi monitoron në sfond itineraret, ju informon në rast bllokimesh trafiku dhe sugjeron itineraret alternative.
Marka e kufjeve Beats nga Dr. Dre është me famë botërore. Sistemi opsional i disponueshëm në ID.3 tuaj vjen nga i njëjti specialist i tingujve. Gjashtë altoparlantë të rakorduar ofrojnë tingullin e përsosur në çdo vend dhe nënvuferi shtesë dërgon basin e tij ekstra direkt në stomak pa devijime të mëdha. Të gjithë altoparlantët furnizohen nga një amplifikator 300 vat me 8 kanale.