Mbylle menunë

2.10.2020 Volkwagen Touareg

Që nga gjenerata e parë e cila u prezantua në vitin 2002, qëllimi i modelit Volkswagen Touareg ishte ofrimi i një veture SUV luksoze me vozitje sportive dhe mundesi për vozitje jashte rrugës pa asnjë kompromis.

Tani më në gjeneraten e tretë, Touareg vazhdon ti qendroj besnik principeve bazë të modelit por natyrisht vjen me nje teknologji shumë të avansuar.

Duke filluar nga ndriqimi, dritat IQ LED sigurojnë një pamje madhështore të veturës por dhe ofrojnë një shikueshmëri të pa kompromis gjatë vozitjes në errësirë, natyrisht pa i penguar pjesemarrësit tjerë në trafik.

Detajet nga kromi dhe grilat e parë, sigurojnë prezncën e veturës në rrugë si një prej modeleve më luksoze në treg.

Teknologjia dhe luksi ju percjellin dhe brenda, ulëset e lëkurës me funksion për masazhë, ngrohje dhe ftohje ju bëjne të ndjeheni të relaksuar edhe në udhetimet më të gjata.

Kurse kontrolli i temperaturës, navigimit dhe i të gjitha funksioneve tjera brenda veturës kryhet përmes ekranit 15 inç të ashtuquajtur "Innovision Cockpit".

Touareg, një veturë që i ofron të gjitha. Vozitje sportive në rruge falë sistemit "Four wheel steering" që kontrollon 4 rrotët e veturës. Vozitje jashtë rrugës falë sistemit të amortizerëve me ajër me të cilët mund ta ngrisni veturën deri në 7 cm plus nga lartësia standard. Vozitje luksoze falë paisjeve dhe teknologjisë më të lartë në dispozicion.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team