Pjesa ballore prestigjioze e Passat GTE¹ dallohet për një model mbresëlënës të klasit të parë: Me linja të theksuara, siluetë fluide dhe grilë radiatori rrezatuese, u përgjigjet edhe kërkesave më të larta. Karakteristikat mahnitëse të dizajnit si kllapat opsionale të frenave ngjyrë blu, dritat e ditës LED në formë C në parakolp dhe etiketat GTE përpara, anash dhe mbrapa, i japin një pamje spikatëse. Fenerët standardë LED me nënshkrim drite të integruar kontribuojnë gjithashtu për pamjen ekspresive të Passat GTE.
Krahas disqeve standardë "Montpellier", ofrojmë edhe disqet e reja opsionale prej aliazhi 18 inç "Liverpool" ose "Monterey" Volkswagen R an.²
Ky automjet është një studim i përafërt me automjetet në seri.
Automjetet tona janë të pajisura me goma verore si standard.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë 18% TVSH dhe të gjitha taksat e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin