Menu
Mbylle menunë

Konfident. Nga fillimi. T-Roc i ri.

 

Konfident. Nga fillimi.

T-Roc i ri është Crossover i parë Volkswagen që kombinon avantazhet e një SUV dhe shkathtësinë e një automjeti kompakt. Dizajni i tij tregon karakter: me cilësi të lartë, plot detaje dhe konfident. Me vëllimin e tij të ngarkimit deri në 1.290 litra, vërteton gjithashtu se dizajni kompakt e lehtësia për përdorim të përditshëm nuk janë kontradiktorë.

Përsgjedhje pajisjesh

**Pajisjet & Dizajni *

Lini një përshtypje rrezatuese. Gjeni dizajnin ekspresiv, opsione të shumta personalizimi dhe një finiturë me cilësi të lartë deri në detajet më të vogla: T-Roc di të bëjë përshtypje.

Kombinim i dy ngjyrave

Lyerja dyngjyrëshe
Tregoni që jeni ndryshe nga turma.

Sepse monotonia nuk ju shkon. Me kombinimin e dy ngjyrave të T-Roc ju tregoni stilin tuaj. Në T-Roc Sport janë në dispozicion ngjyra e zezë dhe e kuqja flakë.

Më shumë info

 

Karakteri

Karakteri tregon se kush jeni.

Kërkoni një makinë me karakter të pavarur? Me T-Roc, mund të drejtoni një Crossover modern që bind me dizajnin e tij plot konfidencë.

Më shumë

 

Dritat

Dritat
Është e pamundur të mos bini në sy

Ditën dhe natën: Koncepti i dritës tek T-Roc bind me dizajnin e pavarur me dritat e ditës të integruar në parakolp.

Më shumë info

 

T-Roc Sport

T-Roc Sport
Bëni një demonstrim sportiv.

Impresiononi me T-Roc Sport. Është mahnitëse se si kaq shumë detaje sportive bëjnë që zemra e shoferit të rrahë më shpejt!

Më shumë info

 

T-Roc Design

T-Roc Design
Dizajn ekspresiv për jetën tuaj të përditshme.

Me T-Roc Design, keni një liri të madhe dizajni, si në karroceri ashtu edhe në ambientin e brendshëm. Për një T-Roc që pasqyron në mënyrë të përsosur personalitetin tuaj.

Më shumë info

 

Karakteristikat e T-Roc-ut të ri nga kënde të ndryshme.

Info­-argëtimi.

Merrni më shumë nga çdo udhëtim. Shfrytëzoni kohën në T-Roc-un tuaj. Sistemi më i ri i info-argëtimit tek T-Roc ju mban të përditësuar, ju lejon të bisedoni pa duar në telefon ose të dëgjoni këngët tuaja të preferuara e të navigoni në destinacionin tuaj. Dhe nëse dëshironi, ai madje dëgjon fjalën tuaj falë kontrollit zanor.

Info-argëtimi

Shërbimi i telefonatës emergjente.

Kthim prapa

Jeni në duar të sigurta.

I mirë për këdo: Shërbimi opsional i telefonatës emergjente ju lejon të kontaktoni me qendrën e telefonatave emergjente të Volkswagen në çdo orë duke shtypur butonin e kuq SOS. Në rast aksidenti, me aktivizimin e jastëkëve të ajrit, telefonohet automatikisht ndihma.

Connectivity

Kthim prapa

Mos udhëtoni pa internet.

Interneti mund të jetë shumë i dobishëm edhe në T-Roc-un tuaj. Shërbimet opsionale online Car-Net “Guide & Inform”, Car-Net App-Connect dhe Car-Net “Security & Service” ofrojnë ndihmë të madhe në jetën e përditshme edhe në situata të jashtëzakonshme.

Active Info Display

Kthim prapa

Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.

Analogu i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë. Pajisja inovative dhe bashkëkohore Active Info Display mund t'ju japë informacion përtej matësit të shpejtësisë dhe atij të karburantit.

Radioja dhe navigimi

Kthim prapa

Pra, vijoni rrugëtimin me argëtim të mirë.

Në T-Roc-un tuaj, përcaktoni ju se çfarë ndodh. Dy radio me altoparlantë të koordinuar, teknologji të lehtë përdorimi dhe shumë opsione lidhjesh janë në dispozicion. Ose mund të zgjidhni sistemin e navigimit “Discover Media”, i cili nuk lë për të dëshiruar. Pra, vijoni rrugëtimin me argëtim të mirë.

Sistemi i tingullit "beats"

Kthim prapa

Keni nevojë për bas?

Ndizeni makinën! Sipas kërkesës suaj, sistemi i specializuar i tingullit Beats Electronics ofron bas të vërtetë në T-Roc-un tuaj. Do bindeni se jo vetëm marka e kufjeve Beats by Dr.Dre e tregon kjartësinë e tingullit.

Komforti - telefonia

Kthim prapa

Qëndroni në kontakt të mirë.

Me ndërfaqen telefonike opsionale "Comfort" me funksionin e karikimit induktiv, celulari juaj karikohet pa kabull. Falë lidhjes induktive të antenës, ka një cilësi zëri të klasit të parë. Kjo ju lejon të flisni mirë dhe lirshëm gjatë rrugës.

Sistemet e asistencës

Shmangni stresin e panevojshëm. Edhe nëse jeni mësuar të parkoni: T-Roc mund t'jua lehtësojë punën në shumë situata. Në rastet më të mira, sistemet e tij të asistencës ju ndihmojnë për të shmangur edhe aksidentet.

Ngarje e relaksuar

T-Roc jua mundëson këtë.

Me sistemet si "Lane Assist", që vjen si pajisje standarde, rregullatori opsional automatik i distancës, asistenti opsional i trafikut dhe sipas kërkesës, "Emergency Assist" do të jeni të kënaqur jo vetëm në situata kritike. Sepse ata e bëjnë ngarjen e automjetit më të rehatshme në jetën e përditshme.

Më shumë info

Front-Assist me funksionin e frenimit emergjent City.

Qëndroni të qetë në rrugë të ngarkuara.

Dëshironi ndonjëherë të kishit një asistent që ta monitoronte trafikun për ju? Falë sistemit standard të monitorimit të ambientit "Front Assist", duke përfshirë funksionin e frenimit emergjent City dhe sistemin e pikasjes së këmbësorëve, do të jeni më të lirshëm në rrugë.

Më shumë info

Park Assist dhe ndihma në parkim

Pushtoni rrugën. Dhe vendparkimin e lirë.

Parkimi mund të jetë një torturë. Kështu, sistemet opsionale të asistencës në parkim të T-Roc ju ndihmojnë të gjeni atë që doni dhe ta bëni procesin e parkimit shumë më të lehtë. .

Më shumë info

Sensori "Blind Spot" me asistent parkimi 

Ja si ndihmon T-Roc për të ndryshuar korsinë dhe për parkim.

Sensori opsional "Blint Spot" me asistentin e parkimit ju paralajmëron gjatë udhëtimit, brenda kufijve të sistemit, për automjetet e ndodhur në këndin e verbër. Gjatë daljes mbrapsht nga parkimi, sensori monitoron zonat anash dhe prapa makinës tuaj.

Më shumë info

Komforti

I përshtatet stilit tuaj të jetesës. I konceptuar me komfort e hapësirë bujare, T-Roc ju ofron mjaft hapësirë për të jetuar personalitetin tuaj. Elementet progresivë të dizajnit kontribuojnë ashtu si opsionet e shumta të individualizimit.

Dizajni individual

Projektimi individual.
I individualizuar, ashtu si ju.

Pikërisht ashtu siç e dëshironi: Projektoni hapësirën e brendshme të T-Roc Design sipas ideve tuaja dhe i jepni atij një tipar personal me thekse ngjyrash.

Më shumë info

 

Kroskoti

Kabina
Në kabinën e shoferit keni gjithçka nën kontroll.

Mirë se vini në kabinën e shoferit! Gjithçka është projektuar për ta bërë të kënaqshëm çdo udhëtim. Dhe me timonin multifunksional (në seri për T-Roc Design) kontrolloni shumë funksione pa pasur nevojë të hiqni duart nga timoni.

Më shumë info

 

Hapësira

Hapësira
Uluni sipër gjërave.

Kur nuk kënaqesh me të zakonshmen, shpesh kërkon lirinë. Mund ta keni! Përkundër dimensioneve kompakte, T-Roc ofron shumë hapësirë për pasagjerët dhe bagazhet. Pozicioni i ngritur këndshëm i sediljeve është një tjetër pikë plus.

Më shumë info

 

Komforti

Komforti
Gjeni rehatinë tuaj!

Hipni dhe gjeni rehatinë tuaj. Në T-Roc do të gjeni ulëse të rehatshme të veshura me lëkurë të cilësisë së lartë me ngjyra të theksuara dhe një tavan panoramik që u hap sytë pasagjerëve tuaj.

Më shumë info

 

Teknologjia

Eficent e fleksibël sa dhe ju. Ju prisni performancë - sidomos nga automjeti juaj. Kjo është arsyeja pse T-Roc ka opsional 4MOTION për tërheqje të mirë në pothuajse çdo terren, një amortizim sportiv për manovrim të optimizuar dhe një sistem amortizimi adaptiv DCC.

Performanca
Amortizimi
4MOTION Active Control.

Performanca
Sepse e çmoni përdorimin eficent të energjisë.

Me T-Roc, mërzia është shumë larg. Kjo tregohet po ashtu te gama e motorëve të fuqishëm. Këtu gjërat bëhen ambicioze edhe sa i përket ekonomisë.

Amortizimi
Përjetoni lidhjen më sportive mes makinës dhe rrugës.

Amortizatorët sportivë dhe sistemi i drejtimit progresiv përmirësojnë dinamikën e ngarjes kur ju pëlqen të udhëtoni me stil sportiv.

4MOTION Active Control
Qëndroni sovranë, edhe me kushte të vështira rruge.

Eksploroni të rejat! Në kombinim me transmisionin opsional 4MOTION të T-Roc, 4MOTION ActiveControl vjen pranë jush dhe ofron parametrat e duhur për terrene të ndryshme. Përveç kësaj, në regjimin Onroad mund të përzgjidhni një nga pesë profilet e disponueshëm të ngarjes.

Infomaterial për T-Roc

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team